Gjatë një prezantimi përpara investitorëve të shumtë rreth tregjeve në zhvillim, takim i organizuar në Londër, nga “Fitch Ratings”, drejtori administrativ i kësaj agjencie, Edward Parker, vuri në pah se deficiti korrent në Turqi po shënon rënie të konsiderueshme.
“Përmirësimi i shënuar nga Turqia (në deficitin korrent) që nga vera e kaluar deri më sot është i dukshëm”, vlerësoi ai.
“Ne presim përshpejtimin e rënies së inflacionit në Turqi me efekte bazë në muajt e ardhshëm”, shtoi Parker.
Drejtori administrativ i “Fitch Ratings” theksoi gjithashtu se raporti i borxhit publik ndaj produktit të brendshëm bruto (PBB) do të vazhdojë të jetë i ulët në Turqi.
/TRT TURKEY