German Watch 2021, Shqipëria më e prekura në rajon nga ngjarjet klimatike

06/04/2021 11:00 PM 0 komente

Shqipëria renditet e 106-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1999 dhe 2019, pa ndryshime nga një vit më parë, ndonëse është përfshirë ngjarja e tërmetit të nëntorit 2019.

Në të njëjtën periudhë, Shqipëria renditet e 130 në botë për rrezikun global nga ngjarjet klimatike, më e rrezikuara në rajon.

Këto të dhëna, të publikuara në raportin më të fundit global për Riskun e Klimës 2021, studim i përvitshëm i Global Watch.

Rreziku global i klimës, hulumtim i përvitshëm nga Global Watch, është një analizë e bazuar
që vendos në dispozicion të dhëna të besueshme për ndikimet e motit ekstrem dhe të dhëna socio-ekonomike të lidhura me to.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria është më tepër e rrezikuar; Serbia, Mali i Zi dhe Kosova përllogariten në një nivel më të mirë si në humbje njerëzore, si në humbje monetare. Serbia renditet në vendin e 105, Bosnje Hercegovina e 48, Maqedonia e Veriut e 129, Mali i Zi e 89.

 

Indeksi Global i Rrezikut të Klimës 2021 analizon se në çfarë mase vendet dhe rajonet janë prekur nga ndikimet e ngjarjeve të humbjeve të lidhura me motin (stuhitë, përmbytjet, valët e nxehtësisë etj.). Ndikimet njerëzore (fatalitetet) dhe humbjet e drejtpërdrejta ekonomike u analizuan gjithashtu. Raporti merr në konsideratë të dhënat më të fundit të disponueshme – për 2019 dhe 2000 – 2019.

Vendet dhe territoret e prekura më shumë në vitin 2019 ishin Mozambiku, Zimbabve si dhe Bahamas.

Për periudhën nga 2000 në 2019 ishin Porto Riko, Mianmar dhe Haiti.

Edicioni i 16-të i kësaj analize rikonfirmon rezultatet e mëparshme të Indeksit të Rrezikut të Klimës: Vendet më pak të zhvilluara janë përgjithësisht më të prekura sesa vendet e industrializuara. Lidhur me ndryshimin e klimës në të ardhmen, Indeksi i Rrezikut të Klimës mund të shërbejë si një ‘flamur i kuq’ për ndjeshmërinë tashmë ekzistuese që mund të rritet më tej, në rajone ku ngjarjet ekstreme do të bëhen më të shpeshta ose më të rënda për shkak të ndryshimit të klimës./ D.Hyka

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of