Vërtet Bora Bora është një vend i mrekullueshëm për të kaluar pushimet, dhe kjo pamje magjike nuk është e pa-arritshme.
Pjesë e kësaj magjepsjeje domosdoshmërisht është bukuria e pabesueshme e ishullit. Dy maja të larta shkëmbi tërësisht të zi ngrihen mbi qendrën e ishullit duke krijuar një sfond mbresëlënës me ujin blu që të verbon sytë. Laguna e Bora Borës është tipari më i çmuar, e cila i lejon udhëtarit mundësi të ndryshme për ta shijuar në mënyra të ndryshme. Rrëshqitje në ajër, jetski, zhytje me polumbar, not, prehje në diell… kjo listë vazhdon. Bora Bora është një përvojë që ia vlen të përjetohet. Një vend mrekullisht relaksues, si dhe një ishull fantastik për t’u përjetuar. Pushimet në Bora Bora nuk harrohen kurrë.
Të sapomartuarit në muaj mjalti dhe romantikët nga e gjithë bota kanë pohuar se Bora Bora, ku mali i ngjashëm me një kështjellë Otemanu shpon qiellin mbi lagunën si kristal rrethuar nga kabinat mbi ujë duke ofruar kështu një veçanti magjike në këtë mjedis të jashtëzakonshëm. Shpate të harlisura tropikale dhe lëndina të lulëzuara me trëndafil të egër, ndërkohë që seri ishujsh të vegjël koralorë rrethojnë lagunën në formën e një varëseje delikate. Plazhe ideale me rërë të bardhë sprapsen nga ujrat ngjyrë smeraldi ku peshqit e të gjitha ngjyrave të mundshme i japin jetë kopshteve koralore. Me aq shumë sa është shkruajtur për Bora Borën, ende është e vështirë të gjenden fjalët e duhura për të përshkruar magjinë që buron nga ky ishull. Parë nga lart, Bora Bora është krahasuar me një “një smerald të vogël në sfond të bruztë, rrethuar nga një varëse me perla vezulluese”. Aeroporti i ndërtuar nga ushtria amerikane në 1942, ndodhet në një grup ishujsh koralorë rrethuar me palma, rreth 20 minuta me varkë nga fshati kryesor Vaitape. Disa elemente të tjerë të prezencës amerikane janë 2 topa të mëdhenj të fshehur në kodrat e harlisura që ngrihen mbi lagunë. Pamja e Bora Borës nga aeroporti vërtet të lë pa frymë, dhe ndërsa udhëton drejt lagunës, e kupton menjëherë pse kjo është zona më tërheqëse për shumicën e vizitorëve. Bora Bora është pak e vogël, dhe mund të shëtitet me makinë brenda një ore. Laguna është 3 herë më e madhe dhe ofron një gamë mahnitëse ngjyrimesh blu dhe të bruzta, ndërsa lundroni në ujrat kristal. Në Juglindje të ishullit ndodhet Kopshti Koralor, një park natyral nënujor ku gjenden të gjitha llojet e peshqve dhe koraleve. Për kënaqësinë e të shikuarit, në Point Matira gjendet një zonë ku mblidhen një sasi e madhe peshqish Manta (ndryshe peshku-djall). Ka lloje të tjera peshqish tropikalë si peshku djall laragan dhe ata ngjyrë gri të cilët kanë qef të përkëdhelen gjatë ekskursioneve të ushqimit të peshqve. Në hyrje të qafës, “lugaja e bardhë” gëlon me barracuda gri dhe peshkaqenë të bardhë në një vallëzim të pafundmë. Shumica e tempujve (Marae) janë shkatërruar në shekullin e fundit nga misionarët anglezë dhe fatkeqësisht ka shumë pak rrënoja të mbetura arkeologjike.
Komplekset turistike të Bora Borës kanë pritur vizitorë për më shumë se 40 vjet dhe pajisjet speciale të ofruara janë të akorduara në perfeksion. Që nga agimi deri në muzg, secili kompleks turistik projekton përzierjen e vet unike të eksperiencave romantike nga të cilat mund të zgjedhin të ftuarit. Shumica e hoteleve/komplekseve turistike aktuale janë ndërtuar në ishujt e lagunës që rrethon Bora Borën. Shumica ndodhen përballë lagunës dhe malit të Bora Borës, dhe ofrojnë intimitet absolut në kabinat mbi ujë, ujra të pacenuara dhe pamje të jashtëzakonshme. Hotel Bora Bora ka qenë hoteli i parë në botë që ka paraqitur idenë e kabinave mbi ujë. Me disa përjashtime, këto lloj kabinash edhe sot gjenden vetëm në Polinezinë Franceze, për shkak të lagunës së mbrojtur dhe baticave e zbaticave shumë të qeta.
Për vizitorët, mjedisi piktoresk dhe magjepsës i Bora Borës ofron mundësi të pafundme: – Magjepsje nga laguna e bruztë në ditët e pafundme të zhytjeve me periskop dhe polumbar në ujrat më të kthjellta dhe më të ngrohta në botë. – Emocione pafund mbi ujë në lundrime me kanoe, HobbyCat, rrëshqitje në ajër, të fluturosh me balona mbi ujë (parasail) dhe lundrime gjatë natës apo muzgut. – Eksplorime të pamjeve panoramike në safari me fuoristrada. – Zbulimi i blerjeve origjinale të artit origjinal, perlave dhe punëdores.
Informacion mbi pasaportat, vizat dhe ambasadat
Për qëndrim deri në një muaj, nuk kërkohet vizë për qytetarët amerikanë, meksikanë apo kanadezë. Një i huaj me kartë rezidenciale amerikane nuk përjashtohet nga rregulli i mësipërm dhe duhet të konsultohet me konsullatën franceze në SHBA për më shumë informacion. Duhet të keni një pasaportë të vlefshme, biletë udhëtimi vajtje/ardhje dhe fonde të mjaftueshme për të mbuluar qëndrimin tuaj të planifikuar. Qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian nuk kanë nevojë për vizë për qëndrim deri në tre muaj; qytetarët e vendeve të tjera duhet të konsultohen me konsullatën franceze. Duke qenë se Rregullat e hyrjes janë objekt ndryshimi edhe pa lajmëruar, këshillohet të konsultoheni me agjentin tuaj të udhëtimit para se të niseni.