Hapet gara 120 mln euro për rindërtimin në zonat e dëmtuara nga tërmeti

04/08/2020 12:08 PM 0 komente

Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi sot garën për prokurimin e një shumë prej 15 miliardë lekësh (120 mln euro) për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në qytetet e Durrësit, Kavajës, Kamzës, Krujës, Kurbinit, Mirditës, Lezhës, Shijakut dhe Vorës.

Sipas dokumentëve të tenderit buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 3,1 miliardë lekë pa TVSH.

Kohëzgjatja e kontratës do të jetë deri në 12 muaj nga momenti i lidhjes ose me afat me të shkurtër në varësi të veçantisë së objektit të infrastrukturës.

Objekti i marrëveshjes kuadër konsiston në përgatitjen e projektit të zbatimit dhe rindërtimin e njësive të banimit (pallat) në zonat e prekura nga tërmeti, për të cilat FSHZH është njësi zbatuese. Këto njësi banimi përkufizohen si struktura, që ndërtohen ose krijohen nga fillimi.

Njësitë e banimit (pallat) të cilat do të rindërtohen janë përcaktuar sipas planeve të detyruara vendore në zonat e shpalluara për zhvillim ose mund rindërtohen në sheshin ku ka ekzistuar me parë. Zonat e detyruara te shpalluara për zhvillim ku FSHZH është njësi zbatuese janë: Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Vorë, Valias dhe Mirditë.

Qeveria Shqiptare është duke zbatuar “Programin e Rindërtimit të infrastruktures së dëmtuar nga pasojat e tërmetit të Nentorit 2019”, e cila do të vihet në shërbim të qytetareve të prekur nga fatkeqesia natyrore, bazuar në parimin “ndërto përseri më mirë”.

Programi ka si synim rindërtimin e banesave individuale apo edhe atyre  kolektive në funksion të strehimit në kushte optimale për banorët që rezultojnë të pastrehë si pasoje e tërmetit.

Rindërtimin e objekteve të infrastruktures sociale, si ato arsimore, shëndetesore apo të kujdesit social dhe rindërtimin e infrastrukturës së objekteve administrative të institucioneve shtetërore,  vendore apo ato të sistemit gjyqesor.

Programi synon gjithashtu rindertimin e infrastruktures publike dhe kritike shoqeruese dhe ne funksion te objekteve te siperpermendura.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është caktuar si njësi zbatuese për “Programin e Rindertimit ne Zonat e Prekura nga Termeti” per rindertimin e infrastruktures se banesave individuale dhe kolektive, objekteve arsimore dhe infrastrukture publike ne zonat e prekura nga termeti dhe specifikisht per zonat e reja për zhvillim në Bashkitë Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of