Gjatë katër të fundit, transporti ndërkombëtar i mallrave me hekurudhë ka pësuar luhatje të ndjeshme. Pas rënies, në vitin e kaluar filloi rikuperimi ku rritja u llogarit në 28% dhe në total transporti ndërkombëtar i mallrave arriti në 137,471 ton.
Po sipas të njëjtit burim edhe transporti i brendshëm i mallrave pati ecuri pozitive gjatë vitit 2014. Sipas të dhënave rreth 338 mijë ton mallra u transportuan në rrugë hekurudhore. Kjo shifër ishte rreth 50% më e lartë se e vitit 2013. Në katër vitet e fundit niveli më i lartë i mallrave të transportuar me rrugë hekurudhore u shënua në vitin 2010 me rreth 403 mijë ton.
Nuk ka ndjekur të njëjtën trajektore transporti i pasagjerëve me trena. Numri i tyre gjatë vitit 2014 u ul ndjeshëm duke arritur në rreth 186 mijë. Në këtë ulje ndikim ka dhënë edhe prishja e stacionit të trenit të Tiranës, ku linja me Durrësin ishte më e rëndësishmja. Të dhënat tregojnë se numri më i madh i pasagjerëve u shënua në vitin 2011 me mbi 448 mijë.
Burimi: Instituti i Transporteve
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.