Tunizia është vendi më i ri ku shqiptarët mund të kalojnë pushimet verore, pa shumë shpenzime. Union Travel ka filluar të organizojë këtë vit udhëtime turistike (me avion çarter) drejt ish-Kartagjenës së famshme, me oferta promovuese që fillojnë nga 299 euro.Dikur ilirët dhe kartagjenasit i bashkonte një armik i përbashkët: Roma, e cila nëpërmjet tre luftrave arriti të shkatërrojë dalëngadalë si Ilirinë (Shqipërinë e Sotme), ashtu dhe Kartagjenën e famshme (Tunizinë e sotme). Sot pas mijëra vitesh lidhja vjen në një formë tjetër krejt të ndryshme, turizmi. Pas një udhëtimi më pak se dy orë me çarter, shqiptarët kanë mundësinë t i bashkohen mbi 2 milion turistëve të tjerë dhe të hulumtojnë e të kthehen mbrapa në kohë në luftrat Punike, duke përjetuar emocionet e një kohe të lashtë, që deri tani e kanë parë vetëm në filmat historikë. Në zonat më tipike si Kryeqyteti Tunis, Hammameti, Sousse, Monastiri, duke hyrë në brendësi të tyre, zbulon hijeshinë e kulturës arkitekturore mesjetare islamike, të rrënojave të Perandorisë Romake, banesat nëntokësore të pazakonta, plazhet me rërën fine të bardhë dhe peisazhin natyror mahnitës, dunat ranore dramatike të shkretëtirës së Saharasë dhe oazet e gjelbëruara nga palmat.Union Travel: në Tunizi, duke filluar nga 299 euroTunizia është destinacioni më i ri turistik, që shqiptarët mund të shijojnë këtë verë. Agjencia turistike Union Travel ka filluar të organizojë këtë vit udhëtime turistike drejt ish-Kartagjenës së famshme, me oferta promovuese, që fillojnë nga 299 euro. Tre ishin arsyet që Tunizia u pa si një vend i mirë për të organizuar paketa turistike, thotë Genc Çano, administrator i Union Travel. Së pari, tendenca globale është për të zhvilluar turizmin drejt destinacioneve të reja. Dhe Tunizia është një destinacion i parrahur nga shqiptarët, ndërsa është shumë e frekuentuar nga francezët, gjermanët dhe italianët, ç ka e afron atë drejt kulturës europiane (frengjishtja dhe italishtja janë dy gjuhë që i flasin të gjithë në këtë vend). Së dyti, nuk është një vend i shtrenjtë dhe së treti, turizmi është i shpërndarë gjatë gjithë vitit, falë pozicionit të favorshëm gjeografik dhe klimës së ngrohtë edhe në dimër.Ofertat promovuese, shpjegon administratori i Union Travel fillojnë nga 299 euro. Udhëtimi drejt ish-Kartagjenës, që do të kryhet, duke filluar nga data 12 korrik, çdo 9 ditë me një avion çarter, nuk zgjat më shumë se dy orë. Interesi për këtë paketë të re turistike ka qenë mjaft i lartë, pohojnë burime të Union Travel.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.