Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 2.2% në qershor kundrejt një viti më parë, dhe 3%-shit në muajin maj. Inflacioni tashmë është shumë më ulët nga objektivi vjetor i qeverisë për 4%.
“Një indeks më i ulët i çmimeve të konsumit lë vend për më tepër politika lehtësuese, të cilat ne i presim që të përshpejtohen,” tha Zhang Zhiwei, një ekonomist i Nomura.
Banka qendrore kineze uli normat e interesave javën e kaluar, hera e dytë në më pak se një muaj, dhe kryeministri Wen Jiabao tha në fundjavë se qeveria do të përpiqet të rrisë investimet publike me qëllim stabilizimin e ekonomisë.
Të premten Kina do të publikojë të dhënat për prodhimin e brendshëm bruto të tremujorit të dytë. Kjo pritet të jetë rritja më e dobët e ekonomisë që nga fillimi i 2009-ës dhe treguesit kryesorë deri tani tregojnë se ka pak arsye për të pritur një rimëkëmbje të fuqishme në gjysmën e dytë.