Duke qenë afër nivelit 2%, inflacioni jep një mundësi më shumë për Bankën e Shqipërisë që të lehtësojë politikën e saj monetare, siç ka paralajmëruar dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit, kur vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interest në 4.25%.
Ruajtja e inflacionit Brenda kufijve 2-4% është objektivi kryesor i bankës qendrore.
Raporti i INSTAT
Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2012 është 112.2 përqind. Çmimet e konsumit shënuan një ulje prej 0.8 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor i IÇK-së në muajin Qershor (Qershor-2012/Qershor-2011) është 2.2 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.9 përqind.
Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkolike” shënoi një ulje prej 1.8 përqind. Brenda këtij grupi mund të përmendim uljen e çmimeve në nëngrupet: “ Zarzavate përfshirë patatet ”, me 12.2 përqind, ”Peshk” me 1.5 përqind, ”Fruta” me 1.2 përqind, etj.
Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.4 përqind, ulje kjo që ka ardhur kryesisht si rezultat i uljes së çmimeve të nëngrupit ”Veshje” me 0.5 përqind.
Indeksi i grupit ”Qera, ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një ulje prej 0.1 përqind. Brenda këtij grupi çmimi i lëndëve djegëse shënoi një ulje prej 0.3 përqind. Indeksi i grupit ”Transporti” ka shënuar ulje prej 0.9 përqind. Brenda këtij grupi gjatë muajit Qershor
çmimi i naftës shënoi një ulje prej 2.7 përqind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 2.2 përqind. Në grupet e tjera ndryshimet varijojnë nga -01 në + 0.2 përqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.