Investimet e huaja rriten, por kompanitë ikin!

19/12/2019 4:23 PM 0 komente

Në vitin 2018, numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta u ul me 0,6 %, krahasuar me vitin 2017, raportoi INSTAT, ndonëse tendenca e investimeve të huaja ishte në rritje.

Peshën më të madhe të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta e zënë Italia dhe Greqia me 52,8 % të ndërmarrjeve; 60,6 % të punësimit; 52,3 % të eksporteve dhe 53,2 % të importeve.

Ndërmarrjet me pronësi 100 % të huaj përfaqësojnë 65,6 % të ndërmarrjevetë huaja e të përbashkëtagjithsej, ndërsa ndërmarrjet e përbashkëta me mbizotërim të huaj përfaqësojnë 13,7 % të tyre.

Në vitin 2018, ndërmarrjet me origjinënga shtetet e Bashkimit Evropian zënë 2,5 % të ndërrmarjeve aktive gjithsej në Shqipëri dhe 64,8 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta.

Ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 10,3 % dhe ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e tjera zënë 24,9 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.

 

Treguesit kryesorë ekonomikë të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta

Në vitin 2018, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë punësuar 15,6 %të punësimit gjithsej nga 18,7 % në vitin 2017.

Shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta përbëjnë25,8 % të shitjeve neto të ndërmarrjeve gjithsej në vitin 2018, ndërsa një vit më parë ky tregues ishte 30,3 %.

Investimet e realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta zënë 25,0 % të investimeve gjithsej nga 30,4 %që ishin një vit më parë

 

Tregtia e Mallrave sipas Ndërmarrjeve
Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta në vitin 2018, përbëjnë 50,9 % të eksporteve, të cilat në vitin 2017 ishin 49,2 %; për vlerën e importeve pjesa që kanë zënë në vitin 2018 është 27,5 %, ndërsa në 2017 ishte 28,8 %.

 

Investimet e Huaja Direkte (IHD)
Në vitin 2018 stoku i IHD është rritur me 17,8 %, krahasuar me vitin 2017. Në fund të vitit 2018, vendet e BE-së përbënin pjesën më të madhe të Stokut (54,7 %), të dominuara nga Greqia me 15,1 % dhe Hollanda me 13,2 %.
Në vitin 2018 fluksi i IHD është rritur me 13,3 %, krahasuar me vitin 2017, ku SHBA ka patur rritjen më të madhe me gati 4 herë, ndërsa Gjermania rënien më të madhe me 1 herë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of