Jaço i AmCham-Doganave: Të hiqen çmimet e referencës, është praktikë primitive

13/02/2020 10:48 AM 0 komente

Marrëdhënia mes Doganave dhe Biznesit në Shqipëri, për vitin 2020 është vendosur në qendër të vëmendjes gjatë mbledhjes së sotme të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Katër ishin çështjet më të diskutuara gjatë këtij forumi të përbashkët: çmimet e referencës, vlerat doganore dhe praktikat për zbritjet e çmimit, rivlerësimet doganore dhe mungesa e aksesit në llogarinë e tatimpaguesit në doganë.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i AmCham Enio Jaço veçoi çështjen e listës së referencës sipas të cilit është përmirësuar, por që duhet hequr si praktikë.
“Dua të veçoj një çështje që më ka bërë përshtypje, ajo e listës së referencës, një nga çështjet që me kohë ka marrë përmirësime. Ky ligj është përmirësuar për arsye të punës së Doganës, udhëzimeve që kanë kryer, por ka ardhur koha që kjo praktikë të eleminohet, pasi është primitive. Dëshiroj që të gjithë të kontribuojmë për këtë çështje, për të gjetur zgjidhje specifike”- tha z. Jaço.

Alketa Uruçi, nga AmbCham gjithashtu shtoi se, kemi një vazhdimësi bashkëpunimi me doganat, por kemi edhe problematika, si ajo e çmimit te referencave, dhe këto zbatohen edhe me Shba, dhe Kanada që janë vend pa informalitet.

“Kodi doganor ka disa alternativa për përcaktimin e çmimit, siç është vlera e trasaksionit. Do ishte mirë që Dogana të japë një sqarim pse nuk zbatohen metodat e tjera, por shkohet direkt te çmimet e referencës. Po ashtu duhet te adaptohen të dhënat, nuk behet referenca për shëmbull për mineralet me çmimet e bursës.”- tha znj. Uruçi.

Ajo u ndal edhe në një çështje tjetër. Sipas saj, bizneset nuk kanë akses në trasaksionet me Doganën.

“Kërkojmë trasparencë. Ka anëtar që ankohen që nuk vjen njoftim për rivlërsimin por merren direkt nga llogaritë e biznesit.”-tha znj. Uruçi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit bën audit në dogana dhe në raport lihen udhëzime për biznesin.Ajo shtoi, se nuk është e drejtë që për zhdoganime konform ligjit, doganat të vlerësojnë biznesin. :Subjektet janë ankuar që ka vonesa në kontroll, dhe në skanim raportohet që vonesat jane 2 deri në 3 orë. Kalimi i mallrave në kufi dhe kur zhdoganohen, biznesit i kërkohet që të dorëzojë një deklaratë në sistem për të dhënat e mallit që zhdoganohet, por sistemi nuk i ruan të dhënat dhe kjo procedurë dubet të ndiqet dy herë, me kosto shtesë për biznesin.”-përfundoi ajo.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Doganave Shqiptare, Gjon Bardhi tha se, viti që lamë pas ishte i vështirë për të gjithë, ku pati ndikime të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në jetën tonë, por edhe në aktivitetin e sipërmarrjeve tuaja.

“Shumë biznese u preken nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit, por edhe ne si Administratë Doganore patëm dëmtime të mjediseve tona, por me një menaxhim të shpejtë arritëm që puna dhe shërbimi ndaj biznesit të mos ndërpritej për asnjë moment. Roli i sipërmarrjes është konsideruar si një “motor” zhvillimi në ekonominë e vendtit, ndërkohë që Qeveria një ndër prioritetet kryesore ka krijimin e një klime të favorshme për biznesin. Në këtë pikë roli i Administratës Doganone është mjaft i rëndësishëm dhe kyç në këtë klimë.”- tha z. Bardhi.

Më tej, ai listoi disa prej arritjeve të Administratës Doganore:

1. Implementuam “Dogana pa letër”
2. 400 mijë deklarime nga Maji 2019 janë bërë online
3. Përmirësuam shërbimet ndaj bizneseve
4. Reduktuam kohën e përpunimit të deklaratave doganore
5. Forcuam kontrollet me qëllim rritjen e sigurisë kombëtare në Pikat e Kalimit Kufitar
6. Forcuam bashkëpunimit me agjensitë ligjzbatuese vendase dhe ato homologe 7. Krijuam lehtësira për të bërë biznes nëpërmjet hapjes së pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me vendet fqinje, si dhe hapja e Zyrës Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Z. Bardhi shtoi se, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i është bashkuar nismës së Qeverisë për të digjitalizuar shërbimet online për qytetarët dhe bizneset nëpërmjet platformës E- albania .

“Në kuadër të Revolucionit Digjital, objektivi ynë është që autorizimet të merren nëpërmjet Platformës E-Albania, cka ndryshon komplet rikonceptimin e ndërveprimit aktual për shërbimet, ku elementi kryesor është jo vetëm aplikimi online nga ana e subjektit, por dhe vendimmarrja totalisht në mënyrë elektronike nga administrata doganore, pra që dhe autorizimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave apo Degëve Doganore të jetë i nënshkruar elektronikisht.

Nga 1 Janari i këtij viti Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ofron 8 shërbime online, ndëkohë që në Qershor do të shtohen edhe 22 shërbime të tjera. Ndërkohë që punonjësit e DPD dhe Degëve Doganore janë orientuar që të asistojnë çdo qytetar apo biznes, në lidhje me këtë transformim të rëndësishëm, i cili synon lehtësimin e praktikave dhe shkurtimin e rradhëve të pritjes.”- tha më tej ai.

Kreu i Doganave Shqiptare u ndal së fundmi në disa shifra.

“Ndërkohë po të elimojmë këtu artikujt që vlerësohen me bursë dhe zhdoganimet e makinave të përdorua, këto shifra janë nga 15.51 % në vitin 2013, në 2019 në me pak se 5 % të artikujve. Por edhe pse shifrat flasin vetë për një reduktim të dukshëm të vlerësimit sipas dosjes së të dhënave të disponueshme, unë vlerësoj shqetësimin tuaj lidhur me përditësimin e këtyre të dhënave.  Një rezultat të prekshëm po jep dhe puna e bërë nga administrata doganore në vitet e fundit për shkurtimin e kohës së zhdoganimit dhe krijimit të një ekuilibri sa më të drejtë ndërmjet lehtësimit të tregtisë së ligjshme dhe ushtrimit të kontrolleve dhe ndëshkimin e operatorëve ekonomikë që tentojnë të kryejnë evazion fiskal.

Gjithsesi këtu duhet patur parasysh që kontrolli doganor pavarësisht se perceptohet si kontroll kryesisht fiskal përfshin edhe ruajtjen e sigurisë kombëtare, mbrojtjen e konsumatorëve dhe të mjedisit nga trafiqet e paligjshme. Niveli i kontrollit fizik në import-eksport nga 8 % për 2018, është ulur në 7.3% në 2019, në raport me numrin e përgjithshëm të deklaratave. Ndërkohë që përqindja e deklaratave pa kontroll doganor (kanall jeshil) ka arritur në 12.12 % , nga 8.6% që ishte në 2018.

Gjatë vitit 2019 është dyfishuar numri i operatorëve ekonomikë që janë përfshirë në kanalin jeshil; është katërfishuar numri i operatorëve ekonomikë që janë përfshirë në kanalin blu, cka do të thotë shkurtim i kohës së përpunimit të deklaratave doganore dhe i kohës së qendrimit të mallrave në doganë. Koha mesatare e përpunimit të një deklarate është reduktuar ndjeshëm, ku nga 144 minuta që ishte në 2018, në 2019 ky proces është realizuar mesatarisht në 112 minuta. Pra kemi fituar gjysëm orë kohë mesatarisht për cdo deklaratë E përkthyer kjo në kohë na rezultojnë 150 mijë ore/pune të kursyera “- tha ai.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of