Kalimi i pasurive kulturore tek privatët, miratohen kushtet e kontratave, do jenë 20 vjeçare

24/12/2019 11:00 AM 0 komente

Kalimi i pasurive kulturore tek privati nën atë që njihet si rijetëzim do të bëhet përmes kontratave specifike që duhet të përmbushin disa kushte. Në një vendim të fundit të publikuar tashmë në fletoren zyrtare bëhen të qarta edhe këto kushte. Kështu lidhur me qëllimin thuhet se këto kontrata kanë për qëllim dhënien  në përdorim  e  pasurisë  kulturore  publike,  me  qëllim rijetëzimi, nëpërmjet kryerjes së përmirësimeve dhe të  përdorimit  të  saj  për  ushtrimin  e  funksioneve administrative  dhe  social-kulturore,  sipas  projektit bashkëlidhur  kësaj  kontrate  dhe  që  është  pjesë integrale  e  saj,  në  përputhje  me  vlerat  kulturore  të pasurisë dhe destinacionit të përdorimit.

Kalimi përmes këtyre kontratave do të bëhet me konkurs publik dhe pjesëmarrësit duhet që të saktësojnë llojin e aktivi9tetiot që do të kryejnë në projektet e tyre të shpallur fitues. “Përdoruesi duhet të realizojë shërbimet që do të garantohen për të siguruar shfrytëzimin dhe aksesin e publikut në pasurinë kulturore, nivelet cilësore të aktiviteteve  dhe  shërbimeve  që  do  të  ofrohen,  si dhe    objektivat    për    promovimin    e    pasurisë kulturore, sipas parashikimeve në pjesën e posaçme të kësaj kontrate” thuhet në vendim.

Të gjitha ndërhyrjeje mbrojtëse apo ruajtëse kryhen vetëm sipas një plani të dakordësuar më herët mes shtetit dhe përdoruesit që ka marrë pasurinë.

Lidhur me afatin thuhet se kontrata    e    rijetëzimit    lidhet    për    një kohëzgjatje  deri  në  20  vjet,  me  të  drejtë  rinovimi vetëm 1 (një) herë.   Efektet  juridike  të  kontratës  fillojnë  ditën  e nesërme  pas  dorëzimit  të  pasurisë  kulturore,  sipas parashikimeve  të  kësaj  kontrate  (procesverbalin  e pasurisë, nënshkrimin e saj nga palët).

Sa i takon tarifave që merr shteti nga kjo kontratë sanksionohet se “tarifa   e   dhënies   në   përdorim   do   të përcaktohet nga administratori mbi bazën e tarifave të  miratuara.  Tarifa  do  të  paguhet  nga  përdoruesi, në  mënyrë   periodike   mujore/vjetore.   Të  gjitha pagesat     do     të     regjistrohen     rregullisht     në dokumentacionin financiar të përdoruesit”.

Kurse për tarifat që merr përdoruesi nga vizitorët nënvizohet se janë dy aspekte. Tarifat për vizitorët lidhur me hyrjen në pasurinë kulturore përcaktohen nga administratori pra institucioni publik që ka kaluar këtë tek privat kurse tarifat e tjera për shërbimet që ofron përdoruesi brenda pasurisë përcaktohen nga ky i fundit.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of