Ndërsa qytetarët në Kinë po rinisin dalëngadalë punën, skuadra kineze e futbollit Guangzhou Evergrande ka filluar një projekt prej 1,7 miliardë dollarësh për ndërtimin e stadiumit më të madh në botë.
Punimet e tij pritet të përfundojnë brenda vitit 2022, duke shfaqur optimizmin e qeverisë për zhvillimin sërish të aktiviteteve në masë.
Faktet kyçe
Të enjten, skuadra e Super Ligës Kineze, Guangzhou Evergrande, nisi punimet për ndërtimin e një stadiumi në formën e lotusit, “Flower City”, me vlerë 1,7 miliardë dollarë, i cili do të jetë stadiumi më i madh në botë, me 100 mijë vende, 16 suita private VIP , 152 suita VIP, zona për FIFA-n etj., sipas ESPN.
Sezoni i Chinese Super League duhet të niste më 22 shkurt, por për shkak të pandemisë, Liga – dhe FIFA – aktualisht kanë pezulluar aktivitetet, duke mos pasur një datë të saktë për rifillimin.
Punimet e stadiumit pritet të përfundojnë në vitin 2020, me synim zhvillimin e Kupës së Azisë në vitin 2023.
Guangzhou Evergrande në pronësi të Evergrande është kompania më e madhe e pasurive të patundshme në Kinë, me qarkullim 65 mld dollarë në 2019.
Deklarata
“Stadiumi do të shndërrohet në një pikë referimi në nivel botëror, i krahasueshëm me Teatrin e Operës në Sidnej apo Burj Khalifa në Dubai dhe një simbol i rëndësishëm i futbollit kinez për botën” u shpreh presidenti i Evergrande, Xia Haijun.
Aktualisht, ekipi i Guangzhou Evergrande luan në stadiumin Tianhe, me 58 mijë vende, me një pjesëmarrje mesatare prej 46 mijë tifozësh për ndeshje në vitin 2019, sipas të dhënave të ESPN.
Burimi: Forbes