Kina ka ulur normën bazë të interest me 25 pikë bazë, lëvizja më e fortë që ka ndërmarrë ndonjëherë, në mënyrë që të nxisë ekonominë, teksa rritja po dobësohet.
Është hera e parë që banka qendrore kineze ka reduktuar normat e interesit që prej vitit 2008. Surpriza shënoi një rritje në tregjet globale të aksioneve, me investitorët që shpresojnë se Pekini do të orientojë rimëkëmbjen e ekonomisë globale, që edhe njëherë është në prag të recesionit.
Vetëm pak muaj më parë, pak analistë kishin parashikuar që Pekini do të ulte normat e interesit, duke besuar se Kina ishte e interesuar të zbuste kredidhënien. Por pasi rritja u ngadalësua në 8.1% në tremujorin e parë, të dhënat e fundit tregonin se ekonomia po ecte drejt një ngadalësimi të shpejtë.
Me këtë ulje, norma referencë e huasë një vjeçare të Kinës do të jetë 6.31%, ndërsa depozitat një vjeçare do të jenë 3.25%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.