Qeveria kineze ka lajmëruar se objektivi më i rëndësishëm i këtij viti për to është rritja e PBB-së aktuale.
Pritshmëritë kineze janë në cuarjen e kësaj norme në 7 %.
Kryeministri kinez deklaroi se ky synim është në përpjestim të drejtë me pritshmëritë e tregjeve botërore.
Gjatë vitit të shkuar, ekonomia kineze u përball me rritjen më të ngadaltë ekonomike që ishte parë prej më shumë se 4 dekadash, gjë e cila ishte kundër me pritshmërite dhe parashikimet e qeverisë.
Ekspertët e ekonomisë globale shprehen se objektivi i vendosur për vitin 2015 është më se reale dhe tregon se ekonomia kineze, e konsideruar si e dyta më e fortë në botë, është larg të qenurit në nivelet e dikurshme.
Deficit buxhetor pritet të jetë sa 2,3 % e PBB-së, ndërkaq eksperët shprehen se inflacioni nuk është problematika kryesore e vendit.