KLSH jep alarmin, koncesionet kanë dalë jashtë kontrollit

21/10/2019 11:02 PM 1 koment
TEMA TE NGJASHME:

Teksa qeveria ka ndërmarrë një sërë angazhimesh për projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP), Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar në raportin e Buxhetit Faktit 2018, se “monitorimi i kontratave koncesionare, deri tani, ka rezultuar jashtë kontrollit shtetëror dhe me problematika të shumta. Ky fakt ngre problemin e cilësisë së përgatitjes së kontratës dhe indikatorëve të matshëm mbi monitorimin e shërbimeve për të cilat janë lidhur këto kontrata”.

KLSH konstaton se, për vitin 2018, është respektuar kufiri i pagesave për koncesionet/PPP në raport me të ardhurat tatimore. Në nenin 4/2 “Minimizimi i riskut për veprime ekstrabuxhetore” të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar është përcaktuar se “Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik-Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.”.

Nga KLSH vlerësohet i domosdoshëm respektimi i këtij kufiri për të gjithë kohëzgjatjen e kontratave koncesionare/PPP për vitet në vazhdim, sipas flukseve të projektuara saktë me qëllim vlerësimin e drejtë të respektimit të kufirit ligjor përpara miratimit të kontratave të reja koncesionare/PPP. Në lidhje me këto flukse dalëse, sipas projekteve respektive, në vitet përkatëse, bazuar në projektet e përzgjedhura për t’u audituar në Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, auditim i cili është në fazën e hartimit të Raportit Përfundimtar, janë konstatuar disa diferenca në drejtim të vlerave të pasqyruara me efekt në respektimin e kufirit prej 5% të të ardhurave tatimore.

Këto anomali përfshijnë mungesën e kuantifikimit të flukseve dalëse të Buxhetit të Shtetit për përballimin e risqeve të marra përsipër nga sektori publik dhe në të njëjtën kohë, të të gjitha kostove që angazhon projekti si TVSH apo kostot e shpronësimit.

KLSH kërkon vëmendje maksimale mbi normën e rritjes së të ardhurave për efekt të respektimit të kufirit të 5% gjatë periudhave koncesionare të kontraktuara.

KLSH ka shprehur dhe shqetësim për ndikimin që PPP-të do të kenë te niveli i borxhit publik. Ai konstaton se monitorimi i treguesit të borxhit është tepër i rëndësishëm që të kryhet, duke marrë në konsideratë edhe implikimet buxhetore që lidhen me koncesionet/PPP. “Në këtë mënyrë, çdo kontratë e lidhur për koncesionet është një kontratë me flukse detyruese disavjeçare, për të cilën nevojitet financimi i realizimit të projektit. Referuar të dhënave aktuale në lidhje me 15 kontratat koncesionare rezulton se një pjesë e tyre, referuar standardeve të klasifikimit brenda ose jashtë bilancit të shtetit sipas risqeve të marra përsipër në kontratë, ndikojnë në treguesit e borxhit. Për këtë arsye, në planifikimin dhe realizimin e treguesve të borxhit është e rëndësishme që të merren në konsideratë këto kosto financiare që mbartin këto projekte, megjithëse Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk raporton në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit, që kërkojnë që këto kontrata të raportohen në stokun e borxhit publik”, thuhet në raport.

 

2 miliardë euro koncesione deri në vitin 2032

Në 15 vitet e ardhshme (2019-2032), qeveria është angazhuar në projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP), për të cilat do të duhet të paguajë në total 2 miliardë euro, që do të vijnë nga paratë, që mbledh nga taksapaguesit.

Pagesat do të dyfishohen në 4 vitet e ardhshme, duke kulmuar në 2022, për të rënë më pas lehtë në vitet në vijim.

Nga 12.6 miliardë lekë që pritet të jenë pagesat nga buxheti për faturat e koncesioneve për këtë vit, ato do të kulmojnë në 2024-n, me 23.1 miliardë lekë, për të rënë më pas lehtë në vitet e ardhshme, duke zbritur në 2032 në 11.7 miliardë lekë. Pas këtij viti, i vetmi koncesion që do të vazhdojë të paguhet nga buxheti është ai i inceneratorit të Tiranës, me 1.5 miliardë lekë në vit deri në 2041. Në total, numri i kontratave koncesionare të miratuara, ose që kanë fituar mbështetjen buxhetore është 14. Rreth 60% të shumës së angazhuar e zënë kontratat për 4 rrugë, Thumanë – Vorë, Orikum – Dukat, Milot – Balldren dhe Rruga e Arbrit. https://www.monitor.al/bumerangu-2-miliarde-euro-i-koncesioneve-a-rrezikojme-rritjen-e-taksave/

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
liu Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
liu
Guest
liu

jane jashte kobtrollit per publikun dhe nen te rrepte nga hajdutet