Konfindustria ka prezantuar sot kërkesat e saj në kuadër të paketës fiskale të vitit 2015.
Kërkesa kryesore e saj ka qenë rikthimi I taksës së sheshtë, por me një nivel pak më të ulët se ai I mëparshmi, në 9.5%, nga 10% që ishte përpara se tatim fitimi të bëhej 15% dhe taksa për pagën të përshkallëzohej nga 0 deri në 23%.
Kërkesa tjetër e Konfindustrisë lidhej me rritjen e dividendit për tregjet e rregulluara, që sipas saj duhet të jetë 20%.
Nga ana e saj qeveria po diskuton rritjen e tatimit mbi dividendin dhe të arhdurat e tjera në nivelin e tatim fitimit prej 15%, duke krijuar në këtë mënyrë një tjetër taksë të sheshtë, por në nivele 50% më të larta, sesa këkon Konfindustria.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.