Konfindustria paraqet kërkesën e mësipërme drejtuar ekzekutivit dhe vendimarrjes politike në përgjithësi mbështetur në shqetësimin në rritje të industrive të rëndësishme vendore lidhur me garantimin e furnizimit të energjisë elektrike në kushtet e dështimit të menaxhimit dhe të performancës së dobët të shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a.
Gjendja paraqitet veçanërisht shqetësuese pas vendimit të fundit të ERE/Entit Rregullator te Energjise per paralajmerimin e heqjes se licences per CEZ Shperndarje sh.a. Gjithashtu tentativa e pandodhur me parë e CEZ Shperndarje sh.a për prerjen e energjisë elektrike për ujësjellesat ishte kercënim i pastër për biznesin dhe para së gjithash për industritë prodhuese vendore të vendit.
Konfindustria vlerëson, se në kushtet e vazhdimit të krizës globale, që tashmë ka prekur ndjeshëm edhe ekonominë shqiptare, do të ishte me pasoja mjaft të rënda dhe të pallogaritshme për zhvillimin afatgjatë të vendit, nëse industritë vendore, biznesi dhe qytetarët do të përballeshin edhe me problematikën e furnizimit me energji elektrike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.