Kosova mbetet pa ministër të Ekonomisë, jep dorëheqjen Blerim Kuçi

13/01/2021 10:14 AM 0 komente

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ta lirojë nga detyra. Kërkesa e Kuçit ende s’ka marrë përgjigjen e Hotit.

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si ministër.

Lajmin e ka konfirmuar vet Kuçi përmes Facebookut menjëherë pasi u bë e ditur se ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i ministrit te kryeministri në detyrë.

Ai ka publikuar letrën që ia ka dërguar kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit.

“Sikur gjatë gjithë mandatit që jam munduar të jem transparentë për çdo veprim, edhe këtë kërkesë për lirim nga detyra po e bëj publike. Jam i bindur që gjithmonë ka vend për punë më të mirë, por gjatë punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit jam angazhuar pa rezervë që të shtyjmë përpara shumë procese të rëndësishme”, ka shkruar ai.

Kuçi ka potencuar edhe se do të jetë vetëm pjesë e shtabit zgjedhor dhe nuk do të jetë në listën e deputetëve.

“Shpresoj që kabinetet qeveritare të zgjasin me mandate të plota, ngaqë ndërrimi i shpeshtë është dëmi më i madh që u bëhet institucioneve.

Blerim Kuçi kishte pranuar detyrën e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit më 5 qershor 2020.  Kuçi në këtë pozitë kishte ardhur pas formimit të Qeverisë Hoti, ku pjesë e koalicionit qeverisës ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës aktualisht është në detyrë, pasi që Gjykata Kushtetuese kishte shpallur jo legjitim votimin e Qeverisë Hoti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 14 shkurt.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of