Kosova miraton buxhetin 2.4 miliardë euro për vitin 2021

29/12/2020 8:16 PM 0 komente

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektbuxhetin për vitin 2021. Sipas projektimeve ky buxhet pritet që të jenë 2 miliardë e 412 milionë euro. Për ta votuar atë kanë marrë pjesë deputetë të të gjitha partive politike parlamentare, nga pozita dhe opozita. Janë miratuar edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

 

Deputetet e Kuvendit të Kosovës me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë miratuar buxhetin për vitin 2021.

Pas diskutimeve të shumta, të hënën ishte votuar në lexim të parë Projektligji për Ndarjet Buxhetore.

Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro.

Nga projeksionet fiskale, gjithsej të hyrat buxhetore do të janë 1 miliard e 886 milionë euro, kurse shpenzimet parashikohet të jenë 207.6 milionë më të vogla se sa vitin paraprak.

Nga të hyrat, prej Administratës Tatimore priten të grumbullohen 509 milionë euro, kurse nga Dogana e Kosovës do të arkëtohen 1 miliard e 169 milionë euro.

Prej gjithsej shpenzimet buxhetore, 643 milionë euro janë për subvencione dhe transfere, 625 milionë euro janë paga dhe shtesa, rreth 311 milionë euro janë për mallra dhe shërbime, kurse 34 milionë euro janë rezerva.

Në këtë pjesë të shpenzimeve, 182.4 milionë euro janë parashikuar të shpenzohen në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Për sa i përket ministrive, buxhet më të madh pritet ta ketë ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndjekur nga ajo e Infrastrukturës dhe e Financave.

Në vitin 2021, buxheti për 38 komunat do të jetë mbi 550 milionë euro. Komuna me buxhetin më të lartë, do të jetë ajo e Prishtinës me rreth 86 milionë euro, Parteshi do ta ketë buxhetin më të ulët, pra me vetëm 1 milionë euro. Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2.4 miliardë euro.

Gjithsej të hyrat buxhetore do të janë 1 miliard e 886 milionë euro, nga të cilat 1.66 miliard euro do të janë nga të hyrat tatimore, ku pjesën më të madhe të tyre e bëjnë tatimet indirekte me 1.41 miliard euro.

Nga të hyrat, prej Administratës Tatimore priten të grumbullohen 509 milionë euro, kurse nga Dogana e Kosovës do të arkëtohen 1 miliard e 169 milionë euro.

Prej gjithsej shpenzimet buxhetore, 643 milionë euro janë për subvencione dhe transfere, 625 milionë euro janë paga dhe shtesa, rreth 311 milionë euro janë për mallra dhe shërbime, kurse 34 milionë euro janë rezerva. Në këtë pjesë të shpenzimeve, 182.4 milionë euro janë paraparë të shpenzohen në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Parashikimet fiskale për vitin 2021 tregojnë se investimet do të jenë 616 milionë euro, ku pjesa më e madhe do të bëhet nga buxheti i rregullt.

Nga kufiri i buxhetit 2021, Presidenca, Kuvendi dhe Kryeministria për këtë vit do të kenë 25 milionë euro. Për Presidencën janë planifikuar të harxhohen 3.15 milionë euro, për Kuvendin janë planifikuar 9.3 milionë euro, kurse për Zyrën e Kryeministrit 12.6 milionë euro.

Për sa i përket ministrive, buxhet më të madh pritet ta ketë ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndjekur nga ajo e Infrastrukturës dhe e Financave.

Për Ministrinë e Punë dhe Mirëqenies Sociale janë planifikuar të harxhohen 510 milionë e 852 mijë euro, nga të cilat 489 milionë euro janë për subvencione dhe transfere, 5.12 milionë euro janë për paga dhe mëditje dhe 1.62 janë për mallra dhe Shërbime.

Në Ministrinë e Infrastrukturës janë planifikuar të harxhohen 221 milionë e 695 mijë euro, nga të cilat 205 milionë euro janë për investime kapitale, rreth 13 milionë euro janë për mallra dhe shërbime dhe 2 milionë euro për paga dhe mëditje.

Sipas buxhetit, për Ministrinë e Financave janë ndarë 221 milionë e 154 mijë euro, 128 milionë euro për subvencione dhe transfere, 33.4 milionë euro janë për paga dhe mëditje, 32.8 milionë euro për shpenzime kapitale dhe rreth 23 milionë euro janë për mallra dhe shërbime.

Ministria e Punëve të Brendshme parashikon të shpenzoj 142 milionë e 286 mijë euro, ku rreth 77 milionë euro janë për paga dhe mëditje, 29.6 milionë euro janë për shpenzime kapitale dhe rreth 29 milionë euro janë paraparë për mallra dhe shërbime.

Për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit janë ndarë 82.9 milionë euro, për atë të Mbrojtjes janë 67.3 milionë euro, për atë të Arsimit janë 64 milionë euro, për atë të Bujqësisë janë 61 milionë euro, atë të Shëndetësisë janë 57 milionë euro, atë të Kulturës janë rreth 35 milionë euro, atë të Punëve të Jashtme janë rreth 30 milionë euro, për atë të Drejtësisë janë paraparë të ndahen 28.5 milionë euro, për atë të Tregtisë janë 8.8 milionë euro, për atë të Komuniteteve janë rreth 5.5 milionë euro, për atë të Pushtetit Lokal janë 4.6 milionë euro dhe atë të Zhvillimit Rajonal janë paraparë të ndahen rreth 3 milionë euro.

Rreth 30 për qind e buxhetit të ministrive e përbëjnë shpenzimet kapitale, kurse pjesa tjetër përbëhet nga shpenzimet rrjedhëse, sikurse, subvencionet dhe transferet, paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, shpenzime komunale dhe rezerva.

Krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2020, kategoria e pagave dhe mëditjeve do të kenë rritje mbi 10 milionë euro, ndërsa shpenzimet komunale do të rriten me mbi 3 milionë euro. Kurse, kategoritë tjera buxhetore kanë pësuar rënie. Në kategorinë subvencione dhe transfere janë ndarë 101 milionë euro më pak, mallrat dhe shërbimet parashihen të jenë për 11 milionë euro më të ulëta dhe shpenzimet kapitale parashihet të jenë mbi 83 milionë euro më të ulëta./Fatos Shala

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of