KPMG: Futbollistët që vlejnë më shumë, Messi jashtë ‘top 10’

22/12/2020 3:12 PM 0 komente

KPMG Football Benchmark  përditësoi klasifikimin e futbollistëve me vlerën e tregut më të lartë. Klasifikimi i ri – azhurnimi i përket muajit dhjetor 2020 – ka disa ndryshime të rëndësishme, së pari, daljen nga top 10 të Lionel Messi, për herë të parë.

KPMG e justifikon rënien e vlerës së tregut të lojtarit, kryesisht me dy faktorë: mosha dhe kohëzgjatja e kontratës që e lidh me Barcelonën (në përfundim). Në klasifikimin e përditësuar në tetor, Messi renditej në vendin e nëntë, me vlerë 113,9 milionë euro.

Përveç lojtarit argjentinas, edhe mbrojtësi Alexander-Arnold  del nga ‘top 10’  (vlera e tij në azhurnimin e  tetorit ishte 110,8 milionë euro. Vendin e dy lojtarëve në klasifikim e kanë zënë Marcus Rashford (në vend të nëntë, me vlerë 112 milionë) dhe Erling Haaland (në vend të dhjetë, 110 milionë).

 

Kane fiton tre pozicione

Futbollisti që ka fituar më shumë pozicione në ‘top 10’ është Harry Kane, i cili luan te Tottenham, vlera e tregut të të cilit është rritur deri në 127 milionë euro (+4 milionë). Në rënie, vlera e Manè, i cili zbret tre pozicione në klasifikim (tani vlen 120 milionë euro).

Mbeten të pandryshuar vendi i katërt dhe i pestë në klasifikim, me gjithë lojtarët që kanë humbur 5 milionë në vlerë secili (me përjashtim të  Mbappè). Neymar del nga podiumi (vlera e të cilit është 125 milionë), i cili ndjek lojtarin anglez Sancho (130 milionë euro).

Në vend të dytë qëndron një tjetër lojtar anglez: sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling (133 milionë euro). Vendi i parë – që për momentin nuk vihet në diskutim – i takon gjithnjë Kylian Mbappè, i cili sipas KPMG vlen 200 milionë euro.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of