Bertrand Shijaku është një nga artistët e shumtë që mori pjesë në TIRART, panairi i parë i arteve pamore në vend.
Artisti ekspozoi 4 piktura – peizazhe, të frymëzuara kryesisht nga stina e vjeshtës, ku spikat përdorimi i nuancave të së kuqes dhe portokallisë në gjethe dhe florës në pikturë.
Punimet e tij variojnë nga 400 deri në 600 euro.
Shijaku lindi në Tiranë në vitin 1968. Ai studioi dhe u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë 1992-1996, për pikturë.
Ai është mësues i pikturës dhe vizatimit në Liceun Artistik në Tiranë dhe regjisor i njohur i filmave të animuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.