Jeton Cini është një nga artistët që ekspozoi punimet e tij në panairin e arteve pamore TIRART, Cini prezantoi 9 piktura të përmasave të ndryshme, por me karakteristika të njëjta.
Punimet e tij në TIRART variojnë nga 180 deri në 800 euro, ku më shumë të bën përshtypje dominimi i pashmangshëm i nuancave të blusë në të gjitha punimet e realizuara.
Piktori është shumë ekspresiv me forma nga njëra anë dhe ngjyrat nga ana tjetër. Subjektet e pikturave janë plot shpërthime artistike. Ato shpalosin në vetvete bagazhin disavjeçar të artistit që shfaqet natyrshëm me përmbajtjen e blusë dhe së kaltrës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.