Flet Agnar Aas, drejtor i marrëdhënieve me shtetin, “Devolli Hydropower sh.a”
Si e vlerësoni tregun e energjisë në Shqipëri?
Aktualisht, sistemi i furnizimit me energji të konsumatorëve familjarë nuk është i liberalizuar, ndërsa nevojiten shumë përpjekje dhe burime për forcimin e legjislacionit dhe kapaciteteve.
Cilat do të jenë sfidat tuaja më të mëdha me fillimin e prodhimit?
HEC-i i Devollit parashikohet të nisë prodhimin në gjysmën e dytë të vitit 2016. Autoritetet shqiptare të energjisë janë duke u përpjekur të krijojnë një treg bazuar në standardet dhe rregullat ndërkombëtare dhe ne i mbështesim fort këto përpjekje.
A është tregu shqiptar i energjisë i gatshëm për të realizuar këto ndryshime dhe çfarë do t’i rekomandonit qeverisë?
Një treg likuid dhe funksional i energjisë është një gur themeli i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve të huaj në Shqipëri. Një treg i shpejtë do të sillte përfitime për të gjithë pjesëmarrësit. Kjo do të ishte një masë e fortë kundrejt një tregu të parregulluar të energjisë elektrike.
Si do të ndikojë te ju realizimi i reformës së liberalizimit?
Një treg i shpejtë do të sjellë përfitime për të gjithë aktorët, përfshirë këtu edhe DHP-në. Një treg i tillë që funksionon mirë do të ofrojë transparencë dhe konkurrencë të ndershme.
A do ta ndihmojë liberalizimi Shqipërinë, që të bëhet pjesë e një tregu më të gjerë energjetik?
Shqipëria është shumë e vogël për të konkurruar e vetme në një treg më të gjerë, prandaj ajo duhet të integrohet në një treg rajonal. Një treg i liberalizuar, që është transparent dhe likuid, është kusht i domosdoshëm që Shqipëria të bëjë pjesë në një treg rajonal dhe të integrohet në atë europian.
Aas: Një treg i liberalizuar, që është transparent dhe likuid, është kusht i domosdoshëm që Shqipëria të bëjë pjesë në një treg rajonal dhe të integrohet në atë europian
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.