Fabrika e aluminit të Podgoricës, KAP, mund të mbyllet në rast se qeveria nuk vazhdon të subvencionojë kostot e energjisë elektrike, thanë drejtuesit e saj dhe unionet.
Drejtori i KAP, Yuri Moisejev, ka paralajmëruar se fabrika mund të mbyllet që më 1 mars, në rast se qeveria nuk jep subvencione të tjera.
Kryeministri malazez, Igor Luksic, ka pohuar disa herë kohët e fundit se qeveria nuk ka në plan që t’i japë subvencione të reja KAP-it – por as nuk do që firma të mbyllet.
“Qeveria po konsideron të gjitha opsionet e mundshme. Një është mbyllja e fabrikës, por në këtë rast, duhet të jemi të vetëdijshëm që Mali i Zi do të humbë 2% të PBB-së së vet”, ka pohuar Luksic.
Subvencionet për KAP kanë ndeshur në kundërshtimin e shumë njerëzve, të cilët pohojnë se po paguajnë për kostot e larta të administrimit të fabrikës, përmes faturave të tyre të larta të energjisë.
Tarifat e energjisë për familjarët janë rritur që nga fillimi i këtij viti me pothuajse 7%, duke krijuar pakënaqësi sociale në rritje.
Punëtorët e fabrikës, ndërkohë, duan që ajo të vazhdojë të punojë. “Ne duam që autoritetet të ndërmarrin veprimet e nevojshme në mënyrë që ne të vazhdojmë të punojmë
nëse ata do të duhet të shtojnë subvencionet apo të marrin administrimin e KAP, kjo ka pak rëndësi”, i tha Krivokapic, “Balkan Insight”.
“Punonjësit kanë përmbushur detyrimet e tyre dhe prodhimi pothuajse ka arritur kapacitetin e plotë”, shtoi ai.
“Vendimi final, nëse KAP do të mbyllet, varet nga menaxhimi rus. Në rast se ata nuk mund të marrin lëndë të para, fabrika automatikisht do të ndalojë punën”, vazhdon Krivokapic.
Shumica e aksioneve në fabrikë zotërohen në mënyrë të përbashkët nga kompanitë e aluminit “Russian Central European”, CEAC dhe nga shteti i Malit të Zi.
Alumini është një nga produktet kryesore të eksportuara të Malit të Zi dhe KAP aktualisht punëson 1,200 persona.