Raporti më i ri i treguesve makroekonomikë të publikuar nga Banka Popullore e Maqedonisë (BPM) tregon se rritja ekonomike e vendit në gjysmën e parë të këtij viti është më e ulët se parashikimi i bërë në muajin prill nga ana e bankës – informon Zhurnal.
Në raport thuhet se “faktorët e brendshëm joekonomikë të lidhur me ngjarjet politike në vend, edhe më tutje e rrisin pasigurinë rreth arritjeve dhe vlerësimeve për aktivitet ekonomik.”
BPM-ja pret që vendimi i Britanisë së Madhe për dalje nga BE-ja të mos ndikojë mbi kërkesën efektive të jashtme, mirëpo priten efektet negative në vitin 2017.