Liderët politikë belg kanë arritur një marrëveshje në mbështetje të marrëveshjes tregtare CETA midis BE-së dhe Kanadasë, ka thënë kryeministri Charles Michel.
Ai tha se ata kanë rënë dakord për një shtesë të marrëveshjes që u adresohet shqetësimeve mbi të drejtat e fermerëve dhe qeverisë.
Këto ndryshime pritet që të aprovohen në të 27 vendet anëtare të BE-së.
Ceremonia e nënshkrimit u anulua pasi rajoni frëngjishtfolës i Wallonia vuri veton mbi marrëveshjen.
Wallonia, një rajon i vendosur socialist i 3.6 milionë njerëzve, kanë dalë kundër, duke kërkuar mbrojtje më të fortë të standardeve të punës, mjedisit dhe të standardeve të konsumatorit. Gjithashtu, kanë kërkuar më shumë mbrojtje fermerët, të cilët do të përballen me një konkurrencë nga importet kanadeze. Por, pas raundit të fundit të bisedimeve maratonë, zoti Michel shkroi në rrjetin social Twitter: Të gjithë parlamentet janë tashmë gati që të miratojnë deri nesër në mesnatë. Hap i rëndësishëm për BE-në dhe Kanadanë.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por kryetari i rajonit flamand, Geert Bourgeois, tha se teksti origjinal i marrëveshjes tregtare ka mbetur i njëjtë.
“Ky është një saktësim. Traktati aktual nuk ndryshon”,- tha ai.
Ministri i Jashtëm i Kanadasë, Stephane Dione. tha se ai ishte optimist se marrëveshja ishte në rrugë të mbarë.
“Ne shpresojmë që europianët të kenë rënë dakord midis tyre, pasi Kanadaja është gati të nënshkruajë”,- tha ai gjatë vizitës në Paris, duke shtuar se nëse lajmi që po raportoni do të bëhet realitet, është një lajm i shkëlqyeshëm.
Zëdhënësi i Ministrisë për Çështjet me Jashtë të Kanadasë tha se zhvillimet e fundit në Belgjikë ishin pozitivë, por ende ka punë për të bërë.
Marrëveshja CETA në shifra:
- 98% e tarifave midis BE-së dhe Kanadasë do të eliminohen
- 500 milionë euro llogaritet shuma e eksporteve që do të kursehen në dogana çdo vit.
- 6 milionë popullsia e Wallonia
- 3 milionë popullsia e Kanadasë
- 508 milionë është popullsia e BE-së
Reuters
*U deshën shtatë vjet për të negociuar CETA-n, marrëveshja tregtare më ambicioze e BE-së.