Mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 2021, emetohen 10 milionë euro

12/07/2021 12:57 PM 0 komente

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 19 korrik 2021 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of