“Një mesazh shumë i rëndësishëm për të gjithë fermerët që të marrin fidanë të çertifikuar nga Enti Shtetëror i Farave sepse tek fidani fillon çdo gjë, është baza për suksesin e prodhimit. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për t’u kuptuar nga fermerët, jo vetëm për ullirin dhe hardhitë, por për të gjitha pemët. Nëse nuk merren fidanë të çertifikuar ndodh pastaj që në shumë zona duke marrë fidanë në vende të ndryshme si Greqia e Spanja, i kanë sjell këtu dhe më pas kanë dalë pa produktivitet ngaqë nuk përshtaten dot me klimën. Këto fidanishte kanë rëndësi shumë të madhe sepse këto në një farë mënyrë orientojnë drejt fermerët se çfarë duhet të mbjellin për karakteristikat e tokave që kanë”, tha ministri Çuçi.
Ai shoqërohej në këtë vizitë nga zv.ministri Dhimo Kote dhe kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo. Fidanishte “Pupa” në Berat ka nisur aktivitetin që në vitin 1997. Fidanët e ullirit dhe hardhisë që prodhohen nga kjo fidanishte në 80% të tyre janë autoktonë. Krahas fidanishtes 3.5 Ha, pjesë e kësaj sipërmarrje janë edhe rreth 10 Ha vresht, me varietete autoktone rrushi si Pulsi Beratit, Serina, Debina etj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.