Ministrja Denaj: Bashkëpunimi qeveri vendore-biznes-komunitet krijon qytete më miqësore për gjeneratën e re

31/05/2019 1:44 PM 0 komente

Ministria e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj bëri me dije, se është angazhuar në një dialog të vazhdueshëm me njësitë e qeverisjes vendore për të siguruar planifikim, vendosur objektiva dhe për të matur rezultate, të cilat vlerësohën në fund me nivelin e zhvillimit ekonomik. E ftuar në konferencën ndërkombëtare, “Për qytetet miqësore për fëmijët”, në prag të festës së fëmijëve, ministrja Denaj theksoi nevojën e rritjes së qëndrueshme të investimeve të Bashkive nga niveli mesatar prej 29 % që është aktualisht. Gjithashtu, bizneset mund të bëjnë shumë më tepër për të krijuar hapësira miqësore për gjeneratën e re.
Me mbështetjen dhe lehtësimin e MFE, bashkëpunimi i trinomit qeveri vendore-biznes-komunitet, do të jetë edhe më proaktiv ndaj fondeve për të krijuar qytete me miqësore për fëmijët.

“Dua të marr shkas nga takimi i javës së kaluar, një konferencë të organizuar në bashkëpunim me USAID, i cili ka qenë një partner shumë i rëndësishëm për ne në gjithë këtë proces, ku për herë të parë u prezantua raporti zyrtar për financat vendore.
Ishte një raport që tregonte se si ky proces decentralizimi, në këto hapa të para, mund të ndihmojë për të projektuar më mirë në hapat e dyta e më tej, si në aspekt të të ardhurave të gjeneruara nga bashkitë, ashtu edhe në raport me shpenzimet dhe ku këto shpenzime janë të fokusuara. . Dua të përmend disa shifra kryesore: 42 % e shpenzimeve publike të qeverisë vendore në nivel mesatar, pasi nuk po flas këtu vetëm për Tiranën, e zënë shpenzimet e personelit, 29 % shpenzime kapitale, 29 % shpenzime operative. Nuk marr përsipër të gjykoj nëse është një shpërndarje e drejtë apo jo, e vetmja ftesë që do të bëja është që pas një kohe të caktuar të kishim kritere të tjera, përveç këtyre zërave, se si do t’i lexonim këto shpenzime, në atë atë që do të jenë shpenzime për ta bërë qytetin më miqësor ndaj fëmijëve, ndaj individëve me aftësi të kuzfizuar, apo të qytetarëve më të margjinalizuar, e të tjera objektiva që duhet të ketë bashkia respektive dhe Këshilli Bashkiak.”

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of