Ndryshimet tek TVSH-ja, Tatimet sqarojnë kush duhet të regjistrohet, furnizimi i mallrave që i nënshtrohet dhe rimbursimi

23/11/2017 12:06 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në kuadër të informimit të bizneseve, mbi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ka bërë një përmbledhje të kuadrit ligjor për të gjithë ata që duan të dinë detyrimin e regjistrimit, furnizimin e mallrave që i nënshtrohen këtij regjimi, si dhe të drejtën e rimbursimit.

Referuar njoftimit, Tatimet sqarojnë nga a-ja tek zh-ja TVSH-në dhe kjo vjen në kushtet kur edhe së fundmi kuadri ligjor ka pësuar ndryshime domethënëse që lidhen me trajtimin specifik të hoteleve me 5 yje status special, si dhe ndryshimin e pragut për regjistrimin në TVSH që ulët në 2 milionë lekë.

Tatimet informojnë se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është një tatim i përgjithshëm mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve, proporcional me çmimin e tyre, që i ngarkohet në çdo fazë të prodhimit dhe procesit të shpërndarjes çmimit pa tatimin. Tatimit mbi Vlerën e Shtuar i nënshtrohen, të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, të kryera kundrejt pagesës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga një person i tatueshëm që vepron si i tillë dhe të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në pjesët përbërëse të tij, paraqiten në mënyrë të hollësishme momentet më kyç të zbatimit të mekanizmit të TVSH. Kështu ligji jep përcaktime të qarta lidhur me kërkueshmërinë e tatimit, me vendin e furnizimit, qoftë të mallrave ashtu edhe shërbimeve. Një vend të rëndësishëm zë trajtimi i hollësishëm i ndërkombëtarizimit të furnizimeve të mallrave e shërbimeve, parë në këndvështrimin e skemës së funksionimit të TVSH-së.

Personat e detyruar që të regjistrohen, që të mbajnë regjistrimet e tyre korrente, që të deklarojnë dhe të paguajnë TVSH-në, zënë një hapësirë të konsiderueshme në strukturën e këtij ligji. Përkundër detyrimeve, ligji paraqet qartë edhe të drejtën e çdo personi të tatueshëm për të përfituar nga rimbursimi i TVSH. Për herë të parë, ligji trajton edhe skema të veçanta të regjimeve tatimore të TVSH-së të aplikuara në Shqipëri.

Ky tatim ka gjetur zbatim në Republikën e Shqipërisë nga muaji korrik i vitit 1996. Ligji aktual Nr.92/2014 datë 24.7.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” është hartuar në kuadër të Projektit IPA 2007 “Mbështetje për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve” të Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit vendas me Acquis Communitaire

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of