Norma mesatare e interesit pët depozitat e ndërmarrjeve arriti në 1.5% me rritje prej 0.5 pikë përqindje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi se rritje shënuan normat e interesit për depozitat me afat të ndërmarrjeve.
“Në anën tjetër, norma mesatare e interesit për depozitat e individëve shënoi rënie, duke zbritur në 0.7% nga 0.8% që ishte në qershor 2015”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimin tremujor të ekonomisë.
Në kuadër të kësaj kategorie, sipas BQK-së, në depozitat e afatizuara u shënua rënie e lehtë e normës së interesit, përderisa norma e interesit në depozitat e kursimeve dhe atyre të tranferueshme nuk kanë pasur ndryshime domethënëse. /Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.