Papunësia shënoi rënie të mëtejshme gjatë tremujorit të fundit të vitit 2019, e nxitur nga rritja e punësimit në sektorin e industrisë, shërbimeve dhe bujqësisë.
Sipas INSTAT në tremujorin e katërt 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është11,2%. Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,1 pikë përqindje.
Nga ana tjetër ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i katërti vitit 2018 në tremujorin e katërt të vitit 2019, është 3,1%. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 6,4% në sektorin e industrisë, 2,3% në sektorin e shërbimeve edhe 2,3% në sektorin e bujqësisë.
Në tremujorin e katërt 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,6%. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3,1%,krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, ky tregues u rrit me 0,1%.
Rritet pjesëmarrja ne forcat e punës me 1%
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,7%.Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018,shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 1,0 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues shënon një ulje prej 0,1 pikë përqindje
Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 61,9%, ndërsa për burrat ky tregues është 77,7%. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15,8 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 1,3pikë përqindje dhe për burrat është rritur me 0,8pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 51,7%. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 79,2%.
Punësimi rritet me 3.4%
Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i katërti vitit 2018 në tremujorin e katërt të vitit 2019, është 3,1%. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 6,4% në sektorin e industrisë, 2,3% në sektorin e shërbimeve dhe 2,3% në sektorin e bujqësisë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e katërt2019, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 0,1%. Punësimi pësoi rritje në sektorin e industrisë me 1,7%, pati ulje të lehtë në sektorin e shërbimeve me 0,6%, dhe rritje të lehtë të sektorit të bujqësisë me 0,1 %.
Shkalla e punësimit për burrat është 68,5%, ndërsa për gratë 54,8%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e punësimit për burrat është rritur me 1,6pikë përqindje dhe për gratë me 1,7pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 40,6%. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt2019, shkalla e punësimit është 72,7%.
Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11,3 % dhe për gratë 11,0%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018,shkalla e papunësisë për burrat ka rënë me 1,2 pikë përqindje, ndërsa për gratë ka rënë me 0,9 pikë përqindje.
Në terma vjetorë, ky tregues pësoi një rënie prej 0,9 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë u ul me 0,2pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019, 17,9% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,8% e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 10,9% në paaftësi të përhershme. Gjatë tremujorit të katër t2019, 9,3% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,2% të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 7,0% klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 12,3% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.