Park fotovoltaik edhe në Kaninë, aplikimi në MIE me vlerë investimi rreth 1.7 milionë euro

25/10/2017 1:46 PM 0 komente

“Virusi” që ka pushtuar këtë vit biznesin për ndërtimin e parqeve fotovoltaikë këtë herë ka në objekt zonën e Kaninës. Në një njofitm të bërë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë jepen edhe detajet e projektit të propozuar.

Ajo që ministria ka shpjeguar herë pas herë është fakti që të gjitha këto janë kërkesa që bëhen nga biznesi por që procesi i tyre deri në një miratim final, vetëm nëse plotësohen të gjitha kushtet është shumë i gjatë. Vetëm propozimi nuk është automatikisht miratim. Gjithsesi në kushtet e dhënies prioritet të energjive nga burime të rinovueshme projektet fotovoltaikë duket se kanë disi avantazh në raport me pjesën tradicionale.

Pë rata që duan të shfaqin rezervat apo kundërshtimet e tyre është lënë një afat 15 ditor për t’i shfaqur pranë ministrisë.

Projekti në Kaninë

“Ministria bëri me dije se projekti parashikon të shtrihet  në një hapësirë mbi 22 mijë metra/katror.  Shoqëria “GEGA & MASKA”Sh.P.K. ka aplikuar për pajisjen me autorizim paraprak në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni” i ndryshuar, për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën “Kaninë”, Vlorë me një sipërfaqe totale të projektit rreth 22,055.20 m2 ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MË me një vlerë investimi rreth 1,680,588.80 Euro”

Vetëm në tetor pranë MIE kanë mbërritur mbi 11 kërkesa për parqe fotovoltaikë dhe sëbashku me këtë të Kaninës shkojnë në 12.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of