Vetëm portet kanë funksionuar afër normales në prill, sa i përket ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave, ndërsa të gjitha llojet e tjera të transporteve, nga ai ajror, si pasagjerë dhe mallrash te ai detar i pasagjerëve kanë shënuar një tkurrje të fortë.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Prill 2020 është 353 mijë ton, duke u ulur 5,8 %, krahasuar me Prill 2019, sipas INSTAT.
Në raport me marsin, rënia është shumë më e lehtë. Në mars, muaji i parë kur ekonomia u përball me pasojat e Covid-19, Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Mars 2020 është 254 mijë ton duke u ulur 41,2 %, krahasuar me Mars 2019.
Në katërmujorin e parë të 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1,3 milionë ton, duke u ulur me 8,7 %, krahasuar me katërmujorin e parë të 2019, si rrjedhojë e performancës së dobët të prillit.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin Prill 2020 është 752 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 77,1 %, krahasuar me Prill 2019.
Në katërmujorin e parë të 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 9,4 milionë tonkilometër, duke u ulur me 18,1 %, krahasuar me katërmujorin e parë të 2019.
Në muajin Prill 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 79,6 ton mallra, duke u ulur me 57,2 %, në krahasim me Prill 2019.
Në katërmujorin e parë të 2020, me ajër janë transportuar 591,1 ton mallra duke u ulur 21,3 %, krahasuar me katërmujorin e parë të 2019.
Numri i fluturimeve të kryera në Prill 2020 është 152 duke shënuar një rënie me 93,0 %, krahasuar me Prill 2019.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Prill 2020 është 3.170 pasagjerë. Krahasuar me Prill 2019, ky tregues është ulur 95,8 %. Në katërmujorin e parë të 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 128.980 pasagjerë, duke u ulur me 43,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Në muajin Prill 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 55,7 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në katërmujorin e parë të 2020 është 519.489 pasagjerë duke u ulur me 38,9 %, krahasuar me katërmujorin e parë të 2019.
Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
Në Prill 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 51,1 mld lekë dhe 43,8 % e tyre u transportua me det.
Në katërmujorin e parë të vitit 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 255,0 mld lekë dhe 51,8 % e tyre u transportua me det.
Eksportet e mallrave
Në Prill 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 46,2 %, me rrugë 51,2 % dhe me ajër 0,2 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur me 36,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Në katërmujorin e parë të 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 59,1 %, me rrugë 38,7 % dhe me ajër 0,4 %. Në katërmujorin e parë të vitit 2020, mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 17,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Importet e mallrave
Në Prill 2020, mallrat e importuara me det zënë 42,8 %, me rrugë 51,2 % dhe me ajër 2,5 %. Mallrat e importuara me rrugë në Prill 2020 janë ulur me 25,1 %, krahasuar me Prill 2019.
Në katërmujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me det zënë 48,5 %, me rrugë 44,8 % dhe me ajër
2,9 %.
Në katërmujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me rrugë janë ulur me 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.