Presidenti Nishani dekreton dy ministrat e rinj Ahmetaj dhe Ekonomi

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot dy emërimet e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.
Javën e shkuar presidenti dekretoi shkarkimin e ministrit Cani dhe Ahmetaj nga postet paraardhëse, teksa pritja për dekretimet e ministrave të rinj shkaktoi për një një javë diskutime rreth kësaj vonese.
Kreu i shtetit i është drejtuar për intepretim të dekretimeve Gjykatës Kushtetuese. Në kërkesën e dorëzuar, Presidenti vlerësonte se mosvotimi në parlament i dekreteve për shkarkimin e Ministrave Cani e Ahmetaj, ka shkaktuar ngërç në funksionimin e institucioneve.
Tashmë do të votohen në Kuvend këtë të enjte dekretet e kreut të shtetit për emërimin e ministrave.
Komente