Më shumë sesa thjesht një vend që mban objekte relike kulturore, këto lloj muzesh konsiderohen edhe vetë si vepra arti.
Sfida në ndërtimin e një muzeu është që ai të reflektojë të gjitha objektet relike që do të ekspozojë.
Muzeu Kompleks Karuizawa është dizenjuar nga Yasui Hideo dhe sipas tij, vështirësia e këtij projekti ishtë në ndërthurjen e kulturës moderne me atë tradicionale dhe pas kërkimeve të shumta, zgjidhja ishte forma e artit antik të krijimit të figurave të ndryshme gjeometrike nëpërmjet palosjes së letrës: origami.