Ministria e Drejtësisë shpalli në njoftimin e buletineve zyrtare thirrjen për shprehjen e interesit për provimin e pranimit të noterëve të rinj. Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 17 mars 2021.
Provimi për trajnimin fillestar të noterëve do të zhvillohet te Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve, ndërsa data e provimit do të shpallet pas vendimit të Këshillit të Dhomës të Noterëve dhe Ministrisë të Drejtësisë.
Qendra e Trajnimit do të administrojë shprehjet e interesit të të interesuarve për noterë dhe ia përcjell ato Dhomës, e cila informon ministrin e Drejtësisë për shprehjet e interesit të paraqitura. Kandidati që kërkon të përfshihet në provimin e pranimit në trajnimin fillestar, të organizuar pranë Qendrës Shqiptare të Trajnimit të Noterëve, duhet të plotësojë kushtet, si: të jetë shtetas shqiptar; të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar; të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë; të mos jetë shkarkuar nga ushtrimi i detyrësose i funksionit publik, për arsye të integritetit etik, me vendim të organit kompetent, që ka marrë formë të prerë, me përjashtim të rasteve kur masa disiplinore është shuar, sipas legjislacionit të posaçëm; të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave” ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare për Drejtësi jashtë shtetit, të njësuara në përputhje me rregullat për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
Vendimi parashikon se të interesuarit për t’u përfshirë në provim duhet të depozitojnë me postë pranë Qendrës Shqiptare të Trajnimit të Noterëve,ose në adresën elektronike [email protected] dokumentacionin vërtetues të plotësimit të kushteve.
Dokumentacioni që kërkohet
– 2 fotografi;
-kopjen e dokumentit të identifikimit (pasaportë apo letërnjoftim ID);
– kopjen e diplomës së Fakultetit të Drejtësisë dhe të certifikatës së notave, sipas ligjit “Për arsimin e lartë”, të njësuar me origjinalin ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare për Drejtësi jashtë shtetit, të njësuara në përputhje me rregullat për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
-dëshminë e penalitetit;
-vërtetimin nga gjykata dhe prokuroria e vendbanim-it se nuk është në hetim ose në gjykim për kryerjen e një vepre penale;
-kopjen e librezës së punës, nëpërmjet së cilës vërtetohet nëse ka qenë ose është në marrëdhënie pune, shoqëruar me vërtetimin nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi. (Ky dokument vlen për individët të cilët janë ose kanë qenë në marrëdhënie pune.)
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Deshmia e penalitetit duhet e ketij muaji apo edhe ato qe kemi para 1 viti?
Kopja e leternjoftimit duhet e noterizuar?