Qeveria shqiptare ka prezantuar strategjinë sipas së cilës do të identifikojë dhe regjistrojë prodhuesin duke e shndërruar bujqësinë shqiptare nga 90 përqind informale që është sot në tërësisht formale”.
Gjatë një takimi me fermerët mbi skemën e subvencioneve në bujqësi, ku ishte i pranishëm edhe zv/kryeministri Niko Peleshi, ministri Panariti tha se “mbështetja dhe pagesat tona direkte për fermerët janë të orientuara me një masë të madhe drejt rimbursimit të çmimit për prodhimet që dorëzohen në qendrat e autorizuara të grumbullimit dhe përpunimit të produkteve”.
“Për këtë arsye ne me këto skema të mbështjes financiare të bujqësisë kemi rastin për të katalizuar kthesën historike, vendimtare të bujqësisë tonë . Ne po shndërrojmë çdo ditë, çdo muaj bujqësinë e mbijetesës në bujqësinë e tregut, eksportit dhe të vlerës së shtuar”, tha Panariti.
Ministri Panariti nënvizoi se “këtë vit kemi rritur 60 përqind masën e investimeve të drejtpërdrejta në bujqësi.Këto fonde do të shkojnë për ndërtimin e asaj që i mungon më shumë bujqësisë tonë. Ju dhe ne me këto para jemi të vendosur të inkurajojmë e të investojmë në ndërtimin e serave, pikat e grumbullimit, të ruajtjes dhe shitjes së prodhimit”.Gjate konferences-Skemat e mbeshtetjes ne bujqesi 2014 Foto Florian Abazaj…
“Ne nuk do të hezitojmë në asnjë çast për të paguar fermerët për futjen dhe zbatimin e teknologjive të përparuara dhe që garantojnë rendimente të larta, sepse jemi të bindur se pa maksimalizuar prodhimin bimorë e shtazorë nuk mund të jemi konkurrues në tregje”, nënvizoi ministri Panariti.
Ai shprehu bindjen se shërbimi më i madh që ne mund t’i bëjmë fermerit është t’ia tërheqim dhe t’ia blejmë prodhimin e tij nga serat, stallat dhe këtë do ta bëjmë duke e ndihmuar dhe stuimuluar atë që ta dorëzojë në pikat e grumbullimit dhe të magazinimit.
“Atje prodhimi do të grumbullohet, klasifikohet dhe vetëm atje, përvec shitjes së garantuar të produktit të tij do të marrë në trajtën e pagesës të drejtpërdrejta një pjesë të mundit dhe sakrificave të tij”, përfundoi ministri Panariti
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.