Kompanitë duhet të tregohen të kujdesshme në dorëzimin e bilancit vjetor dhe pasqyrave financiare pranë sporteleve te QKR-së ( detyrim që rrjedh nga ligji Nr. 9723 date 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit). “UHY Elite”, kompani që ofron auditim, kontabilitet dhe konsulencë fiskale sjell në vëmendjen e biznesit se dorëzimi i bilancit vjetor dhe pasqyrave financiare pranë sporteleve të QKR-së duhet të bëhet vetëm të jenë miratuar nga asambleja e ortakëve.
Për të dorëzuar bilancin dhe pasqyrat financiare kompanitë duhet të paraqesin:
– Vendimin e asamblesë së ortakëve në format PDF ose JPEG.
– Bilancin dhe pasqyrat financiare në format Excel (read only) dhe PDF.
Dorëzimi bëhet vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të
QKR-së.
Dorëzimi i bilancit vjetor dhe pasqyrave financiare pranë sporteleve të QKR-së nuk e përjashton subjektin nga detyrimi për dorëzimin e tyre pranë zyrave të tatim-taksave sipas legjislacionit tatimor.
Kujdes!
Miratimi duhet të bëhet brenda 6 muajve nga data e mbylljes së bilancit dhe ky dokument duhet dorëzuar brenda 30 ditëve në QKR.
Të gjitha këto dokumente duhet të hidhen në një CD, mbi të cilën duhet të shkruhet në mënyrë të dukshme emri i kompanisë dhe NUIS-in përkatës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.