Mungesa e besimit te insitucionet dhe sistemi jo besnik i taksimi në Europën Juglindore kanë koontribuar në përhapjen e asaj që njihet si ekonomia ‘ gri’ dhe të punës në të zezë. Këto janë përfundimet e arritura nga studimi i realizuar nga instituti me seli në Bullgari për Demokracinë (CSD) dhe ai për Lidershipin në Europën Juglindore, Zhvillim dhe Integritet
(SELDI).
Sipas rezultateve paraprake norma e punës së zezë varion nga njëri vend në tjetrin në Ballkan, nga një e pesta në Kroaci në katër të pestat e të gjithë tregut të të punësuarve në Kosovë. Në Bullgari rreth 17.5% punojnë në informalitet, një shifër e cila është ndjeshëm më e lartë se mesatarja e bashkimit Europian.
“ Arsyeja e ekonomisë gri lidhet kryesisht me institucionet e dobëta që janë në vendet e Europës Juglindore. “Lidhja mes asaj që njerezit konsiderojnë të drejtë dhe ajo se çfarë ndodh në të vërtetë është thyer tashmë”, tha profesor Colin Williams nga universiteti Sheffield.
Sipas profesorit Arnis Sauka, nga Shkolla e Ekonomisë së Stokholmit në Riga tha se ekonomia ‘gri’ në Ballkan identifikohet më shumë me punësimin në të zezë, te ata punonjës të cilët punojnë pa kontrata.
Në Maqedoni, 37.3% e të punësuarve kanë kontribute shoqërore që paguhen nga punëdhënësit në masë më të ulët sesa niveli që duhet të kishin për pagat reale që ata marrin.
Marija Risteska, drejtore e qendrës për Kërkime dhe Politikbërje, CRPM në Shkup shpjegon se kriza politike në Maqedoni ka kontribuar në përkeqësimin e ekonomisë gri.
Në Bullgari, niveli i punës së zezë është vështirë që të identifikohet, por ka shumë njerëz që një pjesë të pagesës së tyre e marrin në bankë dhe tjetrën në zarf.
Numri i njerëzve në Bullgari të cilët punojnë pa kontrata përfaqësojnë 1-2% të të punësuarve. Ruslan Stefanov nga CSD thotë se Turqia dhe Kosova kanë një nivel shumë më të lartë të numrit të personave që punojnë pa kontrata.
“Për të zgjidhur problemin e punës së padeklauar, thotë profesor Williams, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të identifikojnë arsyet e ekzistencës së tij dhe jo të luftojnë . pasojat”.