Raporti i FIFA, rritet pesha e ndërmjetësve në vitin 2019

05/12/2019 4:17 PM 0 komente

Pesha e ndërmjetësve në transferimet ndërkombëtare është rritur edhe në vitin 2019.

Kjo shkruhet në raportin e realizuar nga FIFA, edicioni i katërt, “Intermediaries in international transfers 2019 – Men and women professional football”, i cili bën një analizë të detajuar të aktivitetit të ndërmjetësimit në kontekstin e transferimeve ndërkombëtare të futbollistëve.

Në një transferim përfshihen tre palë, të cilat mund të kërkojnë ndihmën e një ndërmjetësi: klubi blerës, klubi shitës dhe lojtari i përfshirë në këtë marrëveshje. Sipas raportit, në vitin 2019 janë kryer 17.896 transferime ndërkombëtare futbollistësh, ku 3.558 raste (19,9%) janë kryer me praninë e të paktën një agjenti.

Numri i klubeve blerëse që përdorin një ndërmjetës mbetet konstant. Si për vitin 2018, edhe për vitin 2019, kjo shifër është rritur me 7,3% (nga 1.207 në 1.307).

Sa i përket përqindjes së transferimeve në të cilat klubi blerës shfrytëzon ndërmjetësimin, Italia renditet në vend të parë. Në 40,5% të transferimeve (151 operacione), klubi që bleu një lojtar u përfaqësua nga një ndërmjetës.

Gjatë vitit 2019, klubet shpenzuan në total 653,9 milionë dollarë në komisione, me rritje 19,24% – 65% e shpenzimeve vijnë nga klubi blerës dhe 35% nga klubi që shiti lojtarin. Shifra është rritur me 171% krahasuar me vitin 2014 dhe përfshin kryesisht ligat e mëdha europiane.

Në këtë këndvështrim, Italia renditet në vend të parë, duke shpenzuar në total 130,5 milionë dollarë në vitin 2019. Në vend të dytë Anglia (103,6 milionë dollarë) ndërsa në të tretin, Gjermania (84,6 milionë). Mjaft të mendojmë që vetëm klubet e UEFA-s kanë shpenzuar 625,9 milionë dollarë në total ose 95,7%.

Këtë vit është rritur edhe përqindja dhe numri i lojtarëve që janë asistuar nga një ndërmjetës në një transferim, nga 145% në vitin 2018 në 14,8% në 2019, për një total 2,657 futbollistësh të përfaqësuar.

 

Raporti i plotë: https://resources.fifa.com/image/upload/intermediaries-report-2019.pdf?cloudid=skxho7ouynkh1axpcu0a

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of