Rënia e shpenzimeve për transferime, si pasojë e pandemisë, do të jetë fillimi i një rishikimi të gjithë biznesit të transferimeve, sipas kërkuesve të KPMG Football Benchmark.
Raporti i përvitshëm i FIFA-s, Global Transfer Market Report 2020, shkruan për një rënie në aktivitetet e transferimit në mbarë botën, për herë të parë në dhjetë vitet e fundit. KPMG, i cili në maj paralajmëroi “për zhvendosje të rëndësishme në aktivitetet trading të lojtarëve” ka analizuar tani tablonë e plotë të atij që cilësohet një “aktivitet sizmik”.
“Duke krahasuar vlerën e investimeve të skuadrës gjatë sezonit 2020/21 i goditur nga pandemia (merkato e verës dhe dimrit), klubet e 5 ligave të mëdha të futbollit europian kanë shpenzuar thuajse 50% më pak për transferime krahasuar me sezonin e mëparshëm” – thotë KPMG.
Klubet e Premier League, ende shpenzuesit më të mëdhenj në Europë, kanë reduktuar shpenzimet për lojtarë të rinj me 20% në sezonin 2020/21, ndërsa klubet e La Liga-s i kanë reduktuar shpenzimet e tyre me 70%, rënia më e madhe në 5 ligat më të mëdha në Europë.
“Për më tepër, 10 klubet e para europiane për shpenzime transferimesh kanë investuar 1.25 miliardë euro në skuadrat e tyre në sezonin 2021/21 – që përfaqëson një rënie me 46% krahasuar me 10 klubet e para për shpenzime gjatë periudhave përkatëse të transferimit në sezonin 2019/20. Real Madrid është klubi me vlerën më të lartë të investimit në sezonin e kaluar, duke paguar një total prej 355.5 milionë euro për lojtarë të rinj si Eden Hazard dhe Ferland Mendy, kurse Chelsea është në krye të klasifikimit të këtij sezoni me 247.2 milionë euro, me gjithë transferimet e bujshme të kryera në verë – mes të cilëve Kai Havertz, Timo Werner dhe Hakim Ziyech” shkruan raporti.
KPMG thekson edhe se vlera e tregut të lojtarëve të transferuar ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Sipas KPMG Football Benchmark’s Player Valuation Tool, vlera e tregut e 20 transferimeve të reja (që kryesojnë) në 5 ligat e mëdha europiane “ishte pak më shumë se 1 miliard euro këtë sezon, duke shënuar një rënie me 21% krahasuar me sezonin e kaluar, ku vlera e tregut e 20 futbollistëve të transferuar, që renditen të parët, është 1.4 miliardë euro.
Autorët e raportit presin që këto tendenca të vazhdojnë dhe paralajmërojnë klubet të cilët ata i cilësojnë “shitës neto”, me një model financiar të mbështetur te zhvillimi dhe shitja e lojtarëve, që me shumë gjasa do të vuajnë më tepër në ekonominë e futbollit post-pandemi. Me merkaton angleze që është bërë më e kufizuar në transferime pas Brexit, mund të jetë stuhia e përsosur që korrigjon atë që tashmë dukej si një treg transferimi tepër i nxehtë.
Burimi: Inside World Football