Raporti: Shqipëria dhe Kosova kryesojnë azilkërkuesit nga Europa

14/10/2016 8:50 AM 0 komente

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet e Europës Lindore që kanë kryesuar në kërkesat e tyre për azil në vitin 2015, sipas një raporti të fundit të Pew Research Center, që ka analizuar të dhënat nga Eurostat, agjencia statistikore e Bashkimit Europian.

Sot, thotë raporti, vendet e Europës Lindore, si Kosova dhe Shqipëria ende kontribuojnë në rrjedhën e përgjithshme të azilkërkuesve në BE, Norvegji dhe Zvicër, por rreth gjysma e refugjatëve në 2015 kishin origjinë nga vetëm tre vende: Siria, Afganistani dhe Iraku.

Disa prej azilkërkuesve të Europës në vitin 2015 ishin nga rajone që kanë pasur dhe valë të kaluara të emigrantëve. Gati një në pesë azilkërkues në vitin 2015 (17%) kanë ardhur nga vendet europiane jashtë BE-së, Norvegjia dhe Zvicra, duke përfshirë azilkërkuesit nga Kosova (68.000 në vitin 2015, nga 35.000 në 2014), Shqipëria (67,000 në vitin 2015, nga 16,000 në vitin 2014) dhe Ukraina (21.000 në vitin 2015, nga 14,000 në vitin 2014).

Kosova dhe Shqipëria janë përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë për kërkesat për azil  (duke përbërë secila nga 5% të totalit) për vitin 2015, pas tre shteteve që i ikin luftës: Siria, Afganistani dhe Iraku. Madje raporti vë në dukje se Europa mori pothuajse të njëjtin numër të aplikimeve për azil nga Shqipëria dhe Kosova së bashku, sa mori dhe nga Iraku. Nga Shqipëria në Gjermani kishte 54 mijë azil kërkues.

Në total, një rekord prej 1.3 milionë emigrantësh kanë aplikuar për azil në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Euopian, Norvegji dhe Zvicër në 2015 – pothuajse dyfishi  i rekordit të mëparshën prej 700,000 vetësh, që ishte vendosur në vitin 1992 pas rënies së Perdes së Hekurt dhe rënies së Bashkimit Sovjetik.

Që nga viti 2012, Gjermania ka qenë vend kryesor destinacioni për azilkërkuesit në Europë, duke marrë 442,000 kërkesa për azil vetëm në vitin 2015. Pas Gjermanisë vjen Hungaria (174,000 aplikacione) dhe Suedia (156,000). Ndërkohë, Franca (71.000) dhe Mbretëria e Bashkuar (39,000) kanë marrë afërsisht numrin e njëjtë të aplikacioneve në vitin 2015, si në vitet kur vala e emigracionit nuk ishte kaq masive.

Ornela Liperi

numri i azil kerkuesve\

tabela me numrin

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of