Greqia ka reduktuar subvencionet e ofruara për konsumatorët që përballen me kostot e larta të energjisë në 95 milionë euro në shkurt nga 840 milionë euro në janar, deklaroi sot ministri i energjisë, duke përmendur një rënie të çmimeve të gazit.
Qeveria greke ka shpenzuar rreth 8.2 miliardë euro deri më tani për të ndihmuar familjet dhe bizneset të paguajnë faturat e tyre të energjisë elektrike, gazit dhe karburantit të ngrohjes, të cilat u rritën vitin e kaluar pas një rritjeje të çmimeve të energjisë si pasojë e luftës në Ukrainë.
Çmimet e gazit janë kanë renë që nga mesi i dhjetorit mes motit jashtëzakonisht të ngrohtë dhe depozitimit të plotë të gazit në BE.
“Sot, ne jemi në një periudhë de-përshkallëzimi drastik të çmimeve globale të gazit natyror”, tha ministri i Energjisë, Kostas Skrekas.
“Kriza gjatë kësaj periudhe është zbutur, por nuk ka mbaruar”.
Skrekas ia atribuoi rënien e çmimeve të gazit kufirit të rënë dakord nga vendet e BE-së në dhjetor për të shmangur çmimet rekord të larta me të cilat përballej Europa vitin e kaluar pasi Rusia uli dërgesat e gazit.
Ministrat e Energjisë së BE-së vendosën që gazi do të tregtohet jo më shumë se 180 euro për megavat orë, vendim I cili do të hyjë në fuqi më 15 shkurt.
Agjencia Europiane për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë (ACER) tha muajin e kaluar se kufiri deri më tani nuk kishte shkaktuar ndonjë ndikim në tregjet e energjisë.
Si pjesë e masave të publikuara të martën, për konsumatorët që përdorin deri në 500 kilovat orë energji elektrike në muaj – që përbën rreth 90% të familjeve greke – subvencioni do të arrijë në 40 euro për megavat orë. /Reuters