Rritet tatimi mbi të ardhurat për 24 mijë të dypunësuar, Ibrahimaj shpjegon arsyet

18/11/2019 12:56 PM 9 komente

Drejtoresha e tatimeve, Delina Ibrahimaj ka shpjeguar sot në një dalje për mediat, arsyen se pse u vendos që individët që kanë më shumë sesa një pagë, në fillim të vitit pasardhës do të duhet të deklarojnë të ardhurat dhe të llogarisin tatimin si mbi një pagë të vetme për vitin paraardhës, edhe nëse kanë të ardhura nën 2 mln lekë në vit.

Dypunësimi ishte një burim shmangie, tha ajo dhe kjo nuk është e drejtë. Janë 24 mijë individë, ndër të cilët inxhinierë arkitektë, shefa guzhine, etj të cilët kanë bërë shmangie fiskale me qëllim që të deklaronin më pak tatim mbi të ardhurat. Pjesa më e madhe e këtyre individëve janë me paga të larta dhe si rrjedhojë ata i kap tatimi prej 23% për pagat 9e bashkuara) mbi 150 mijë lekë.

Deklarata e tyre do të jetë më e thjeshtuar tha Ibrahimaj. Ajo shtoi se ky është një rregullim politike dhe jo një politikë e re, ndërsa nuk ka një efekt fiskal të parashikuar.

Nga verifikimet e bëra në sistem rezulton se aktualisht janë rreth 24 mijë individë qe janë te dy apo trepunesuar ne punedhenes te ndryshem. Keto individe jane te profesioneve te cilet realisht mirepaguhen ne tregun e punes, si inxhinier, arkitekte, ekonomiste, mesues, pedagoge, konsulente, guzhiniere. Ne shume raste ata jane individe te cilet kane pozicione drejtuese ne kompanite ku jane te punesuar, si drejtore ekzekutive, drejtore shitjesh, administratore te kompanive, etj”, tha Irahimaj.

Ndërsa Ministrja e Financave  Anila Denaj, ka pohuar në Komisionin e Ekonomisë se bëhet fjalë për përmirësim procedurash, që prek 30 mije te punesuar, nga shërbimet me të ulëta deri tek më i larti. “Megjithatë, ne po punojmë për një procedurë të thjeshtuar të vetëdeklarimit…por principi është i drejtë. Taksim i drejtë për dy punësimin. Eshtë një ndryshim procedurial, ne do ta thjeshtojmë procedurën”, tha ajo.

Ndryshimi ligjor

Me një ndryshim në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, Ministria e Financave parashikon që individët që janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës do të bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave, edhe nëse ai nuk i kalojnë 2 milionë lekët në vit. Ky ligj është ende në fazë diskutimit dhe pritet të hyjë në fuqi në 1 janar. Tatimet sqaruan se ai merr zbatim në momentin e hyrjes në fuqi pra nuk përfshihen pagat e vitit 2019.

Më herët, detyrimin për të bërë deklarimin vjetor e kishin vetëm individët që kishin të ardhura prej më shumë se 2 milionë lekësh.

Ndryshimi përcakton që të gjithë individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës, “deklarojnë  në  deklaratën  e  tyre  vjetore  të  të  ardhurave,  në  një  shumë  të  vetme,  të  gjitha  të  ardhurat  e  siguruara  nga  punësimi,  llogarisin shumën  totale  të  detyrimit  tatimor  mbi  pagat,  zbresin  kur  është  rasti,  tatimin  e  mbajtur në burim nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit”. Ndryshimi pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Kjo do të ndryshojë tërësisht mënyrën sesi llogaritet tatimi mbi pagat e tyre, duke bërë që individët të përfitojnë vetë një herë nga përjashtimi për të ardhurat deri në 30 mijë lekë, ndërsa nëse shuma e dy pagave të tyre i kalon 150 mijë lekët, do të tatohen për shtesën me 23%.

Si rritet automatikisht tatimi për të dypunësuarit

Një individ që ka dy paga mujore nga 50 mijë lekë, aktualisht paguan në vit si tatim mbi të ardhurat 62,400 lekë në total (për të dy pagat, llogaritet vetëm 13% e shumës mbi 30 mijë lekë). Në fillim të vitit të ardhshëm të vitit, kur të bëhet deklarimi i të ardhurave dhe rillogaritja, ai do të duhet të paguajë shtesë në total edhe 46,800 lekë (pasi tatimi do të llogaritet mbi një pagë të vetme prej 100 mijë lekësh dhe do të rezultonte në total 109,200 lekë për gjithë vitin). Shuma e paguar do të rritet në këtë rast me 42% (shiko tabelën 1).

Në rast se individi ka dy paga që i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, tatimi që ata do të paguajnë do të jetë edhe më i lartë, pasi pjesa mbi 150 mijë lekë do të tatohet me 23%. Psh, një individ me dy paga nga 90 dhe 80 mijë lekë në muaj (170 mijë lekë në total), aktualisht paguan 171.6 mijë lekë tatim në vit. Me deklarimin e të ardhurave, tatimi total do të rezultojë 242.4 mijë lekë, ose 78,800 lekë më shumë. Shuma totale që duhet paguar është 30% më e lartë, sesa kur deklaronte dy rroga veç e veç (shiko tabelën 2).

Prej mëse dy vitesh, kjo mënyrë deklarimi dhe rillogaritje kryhej për ata individë që ishin të dypunësuar, por të ardhurat e tyre e kalonin kufirin e 2 milionë lekëve në vit, ose mbi 167 mijë lekë në muaj. https://www.monitor.al/rritet-tatimi-per-te-dy-punesuarit-me-te-ardhura-mbi-167-mije-leke-muaj/

Në total, në vend ka 35 mijë të dypunësuar, nga të cilët 24 mijë nuk i deklarojnë të ardhurat ndërsa pjesa tjetër i deklaron tashmë.

Rritet tatimi mbi të ardhurat për individët që kanë më shumë se një punë, preken 35 mijë persona

 

9
Komente

avatar
3 Comment threads
6 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
7 Comment authors
aniAnonymousBAnonymousSoni Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
B
Guest
B

Nuk kuptoj nje gje keta duan me domosdo te bejne amnisti se nuk e kuptoj kete vendimi te z.Ibrahimaj.

Ligji shprehet qarte duhet te paguajne Tatim per te ardhurat personale.
Gabimin e sistemit tatimor keta duan ta shesin si shmangie. Nuk ka shmangie ligjore por shmangie per shkak te sistemit qe nderuan ne vitin 2015 i cili duke u bere nga jo profesioniste ka sjelle kete kartahure.

Me vlera te papaguara ne shumen prej 30 milion Euro.

Soni
Guest
Soni

Po per personat qe kane nje subjekt person fizik(dmth i vetepunesuar), por eshte edhe i punesuar ne nje kompani tieter, si do veprohet? a preket ky person?

Anonymous
Guest
Anonymous

Jam i njejti rast dhe mendoj se nuk prekemi pasi nuk ke page bruto si i vetepunesuar por vetem page per efekt sigurimesh.

Anonymous
Guest
Anonymous

Paga per subjektet eshte paga minimale 26000 lek.

ani
Guest
ani

edhe une isha I nteresuar ta dija si veprohet per rastin e mesiperm kur je I punesur dhe njekohesisht je I regjistrua si person fizik

Anonymous
Guest
Anonymous

Si perfundim u botua ndryshimi ligjor? Me duket si me fuqi prapavepruese nese do te preke deklarimin e vitit 2019.