Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave i ka drejtuar një kërkesë Komisionerit për të drejtat e Informimit dhe Mbrojtjes së të dhënave Personale, me qëllim marrjen e mendimit dhe aprovimin e mundësisë së ofrimit të shërbimit online të treguesve emëror të pronave nga ky institucion.
Zyra e Komisionerit ka analizuar argumentet ligjore të paraqitura, në raport me parashikimet e ligj, nr. 9887. datë 10,03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
“Paraprakisht, Zyra e Komisionerit, si edhe në raste të tjera të ngjashme, vlerëson dhe mbështet iniciativa të tilla inovatore në ofrimin e shërbimeve publike, që kanë si qëllim rritjen e performancës dhe transparencës institucionale dhe garantimin e interesit.
Kategoritë e të dhënave personale që përmban “Treguesi Emëror i Pronave”, janë emri, atësia dhe mbiemri. Në këtë kuadër, përpunimi i tyre (duke përfshirë edhe publikimin) duhet të kryhet në përputhje me parimet dhe rregullat e parashikuara në ligjin nr. 9887, datd 10.03.2008 “Nr. Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. “- thuhet në dokumentin e përgjigjes së kërkesës.
Me qëllim që përpunimi dhe konkretisht publikimi i këtyre të dhënave të konsiderohet i ligjshëm, Zyra e Komisionerit thekson se, është e nevojshme që të plotësohet një nga kriteret ligjore të përpunimit, të parashikuara nenin 6 nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” ndryshuar.
“Në rastin tuaj, përpunimi i publikimit duhet të gjejë mbështetje në një parashikim ligjor konkret (Ligji 9154 “Për Arkivat”) me qëllim që publikimi të konsiderohet i ligjshëm. “-përfundon Komisioneri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.