Shkon në 212 numri i të prekurve, 7 të shëruar në 24 orë

29/03/2020 10:44 AM 0 komente

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 212, me 15 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit, nga 111 persona të testuar. Harta e Covid-19 është shtrirë edhe në Mirditë me një rast. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 7 persona, dy prej të cilëve mjek.

“Kemi 7 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Deri tani kemi 40 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë  121 raste

– Durrës  12 raste

– Lushnje  4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 22 raste

– Kavajë  4 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 12 raste

– Vlorë  5 raste

– Shkodër  5 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë  5 raste

-Tropojë  3 raste

– Pukë  3 raste

– Mirditë  1 rast

Në total deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara, 212 raste pozitivë, 10 persona kanë humbur jetën. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of