Tregu i sigurimeve të Jetës vazhdon të përballet me performancë negative. Sipas të dhënave të AMF-së për periudhën janar – prill 2016 rënia u llogarit në rreth 10.2%, më e lartë se ajo e marsit të po këitj viti, në total në rreth 204 milionë lekë.Ndërsa pagesa e dëmet ka shënuar një rënie tepër të lartë në rreth 52% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vito më parë. Sipas AMF-së rënie edhe pse në nivel të ulët ( rreth 1%) shënoi edhe numri i kontratave.
Produkti “Jetë debitori” e cila lidhet me kreditimin shënpi rënie të primeve të shkruara bruto në rreth 20%, duke treguar edhe tendencën që ka huadhënia në banka. Aktivitet me rritje pati “Jeta dhe shëndeti në udhëtim” ( 16.4%) e po kështu edhe “Jeta në grup” (rreth 98%), megjithatëpesha e tyre ndaj totalit është e ulët.
Sa i përket ecurisë së shoqërive që operojnë në këtë segment vetëm Sicred rezultoi me rritje të primeve të shkruara bruto në rreth 21%. Kjo performancë ka bërë të mundur që pesha ndaj ndaj totalit të rritet ndjeshëm duke shkuar në rreth 30% nga rreth 22% që ishte në të njëjtën peroudhë të një vit më parë.
Po sipas të dhënave të AMF-së, Sigal Life Uniqa Group Austra dhe INSIG ( tashmë e privatizuar nga Eurosig) shënuan rënie të primeve të shkruara bruto në rreth 19% secila. Në fund të prillit të këtij viti, Sigal zinte rreth 64% të tregut nga rreth 70.5% që zinte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndarja e tregut – Jeta
Janar –prill 2015
Janar – prill 2016
Burimi: AMF
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.