Administratorit të KESH sha, Z. Agron Hetoja zhvilloi një takim në ambientet e KESH sha, me përfaqësues të kompanive turke “Suzer Group” dhe “Nurol Holding”’, Z. Nuretin Osmen dhe Z. Serhat Taskinsu.
Përfaqësuesit e dy kompanive turke që operojnë në fushën e infrastrukturës në energji dhe turizëm, të cilët patën takime dhe me operatorë të tjerë në fushën e energjisë gjatë ditës së sotme, shprehën interesimin e tyre lidhur me ndërtimin e HEC Skavica, dhe duke shprehur dhe gadishmërinë e tyre për këtë investim, kërkuan të njihen me elementët teknikë, ligjorë dhe financiarë për realizimin e saj.
Gjatë takimit me Administratorin e KESH sha, Z. Agron Hetoja, u shprehen ide për ndërtimin dhe modelet e financimit për ndërtimin e HEC Skavica. Gjithashtu gjatë takimit u diskutua dhe për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të sistemit energjitik shqiptar si dhe zhvillimet e pritshme në të ardhmen e afërt që do të sjellin ndryshime pozitive në tregun e energjisë elektrike.
Ky takim do të pasohet edhe me vizita në HEC-et e kaskadës së lumit Drin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.