ByteDance kishte 1.9 miliardë përdorues aktivë në muaj brenda fundit të vitit 2020, në gjithë platformat e tij, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, aplikacionin e famshëm për video të shkurtra TikTok, dhe aplikacionin për agregimin e lajmeve Toutiao
Të ardhurat e ByteDance, e cila zotëron TikTok, për vitin 2020 u më shumë se dyfishuan – tha një burim i afërt me çështjen për CNBC.
Në vitin 2020, të ardhurat arritën në 34.3 miliardë dollarë, me rritje 111% krahasuar me vitin e kaluar – u thanë drejtuesit e shoqërisë punonjësve, në një mbledhje në nivel kompanie. Fitimi bruto u rrit me 93% në 19 miliardë dollarë, tha një person, i cili mori pjesë në mbledhje.
ByteDance kishte 1.9 miliardë përdorues aktivë në muaj brenda fundit të vitit 2020, në gjithë platformate tij, që përfshijnë, ndër të tjera, aplikacionin e famshëm për video të shkurtra TikTok, dhe aplikacionin për agregimin e lajmeve Toutiao. WallStreetJournal ishte i pari që publikoi shifrat.Kompania ka punësuar edhe ish-drejtuesin e Xiaomi, Shou Zi Chew, si drejtuesin eri të financave, në fillim tëkëtij viti, duke sinjalizuar se mund të përgatitet për një ofertë publike fillestare.
Në vitin 2020, humbja operative e ByteDance ishte 2.1 miliardë dollarë përkundrejt një fitimi operativ 684 milionë dollarë një vit më parë, tha një burim, i cili dëshiroi të mbetej anonim, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht.
Kompania kineze e internetit arriti suksesin në nivel ndërkombëtar me TikTok, aplikacioni i famshëm për video të shkurtra. Reklamat janë një pjesë e rëndësishme e të ardhurave të ByteDance në platformat e saj, e cila ka nisur të investojë në fusha të tjera si lojërat dhe po vihet kundër disa prej gjigantëve të tjerë të teknologjisë së Kinës si Tencent.
/ CNBC